Liverpool e “shpartallon” Galatasarayn, siguron çerekfinalen me PSG NULL NULL 18.03.2026 23:09 18.03.2026 23:09 Liverpool ka dhuruar një paraqitje spektakolare në “Anfield”, duke mposhtur Galatasaray me rezultat të pastër 4-0 dhe duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-1. Të kuqtë dominuan plotësisht takimin, duke mos i lënë asnjë shans skuadrës turke, transmeton Klankosova.tv. Në listën e golashënuesve u regjistruan Dominik Szoboszlai, Hugo Ekitiké, Ryan Gravenberch dhe Mohamed Salah, i cili vulosi fitoren me një gol të bukur dhe historik në Champions League. Me këtë fitore bindëse, Liverpool siguron një vend në çerekfinale, ku do të përballet me Paris Saint-Germain, në një duel që pritet të jetë një nga më të fortët e kësaj faze.