Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVEl Ardi Gashi, Mirdon Pacolli dhe Miss Rose – banorët më të rinj të Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

NULL NULL
01.12.2023 20:22

01:41 – DJ Miss Rose, banorja tjetër e re që bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova

“Vëllai i Madh” i ka sjellë shtëpisë një banore të re – DJ Miss Rose, është konkurrentja tjetër e re që iu është bashkëngjitur formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova,

Ajo është një DJ e njohur, teksa ka hyrë në shtëpi bashkë me banorët e rinj, Ardin dhe Mirdonin.


01:35 – Mirdon Pacolli dhe Ardi Gashi, konkurrentët më të rinj të Big Brother VIP Kosova

“Vëllai i Madh” i ka sjellë shtëpisë dy banorë të rinj– këngëtarët Mirdon Pacolli dhe Ardi Gashi, janë dy konkurrentët që i janë bashkëngjitur formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova,

Ata janë futur të dy por do të llogariten si një banor i vetëm.


01:17 – Shqipja iu del në mbrotje çiftit: E kuptoj Adrin pse nuk e le të flasë Ilirianën (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Shqipja e ka komentuar situatën Adri-Iliriana.

Ajo ka thënë se e njeh dyshen e banorëve shumë mirë, pasi ka qëndruar më pranë tyre.

“S’mendoj fare siç bëjnë banorët e tjerë sepse se kam qenë më afër çiftit. E kuptoj Adrin pse nuk e lë të flasë Ilirianën”, ka thënë ajo pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


01:16 – Iliriana: Lumbardhi me tha hajde e bëjmë Adrin xheloz (VIDEO)

Iliriana ka thënë se një moment nuk i ka pëlqyer te Lumbardhi.

“A dëshiron ta bësh Adrin xheloz”, i ka thënë Lumbardhi dhe kjo nuk i ka pëlqyer Ilirianës.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


01:08 – Alby thotë se “Iliriana ka të drejtë të përfshihet në debate” (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alby gjatë spektaklit ‘Prime’ reaguar mbi lojën e çiftit Adri, Iliriana.

“Kam qenë tek debati, kur e kam dëgjuar Adrin duke i thënë Ilirianës ‘unë flas për vete edhe për ty, ti mos fol’, e kuptoj se debati është i tij, por çdo njëri këtu futet në debate dhe edhe kjo ka të drejt me u fut në debate, me e dhënë mendimin e vet se çfarë mendon për diçka”, ka thënë Alby pos tjerash.

Por, cili ishte reagimi i Ilirianës? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


01:02 – Monika, e eliminuara e javës në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Televotimi është mbyllur dhe publiku ka votuar që banorja, e cila duhet menjëherë ta lë garën për çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova është Monika.

Monika ka qenë e nominuar këtë javë së bashku me të gjithë konkurrentët e tjerë, derisa kjo shënon herën e parë që komplet kasti ka qenë në nominim.


00:51 – Mane – Lindës: Je qejflie pak (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka folur për lojën e Lindita Halimit që është duke e bërë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ka thënë asaj se është duke bërë një lojë që po e shkund shtëpinë.

“Debati tani mori ritëm tjetër i ke thënë Albyt më pëlqen të bëjmë treshe, kjo është natyra jote”.

“Linda ti nuk je frikacake dhe hipokrite, je qejlfie e je vajzë që hormonet e tua në shtëpi ndjehen, ke zërin e bukur dhe dëshirën për të flirtuar, mos u ndje fajtore, ti ndjehu mirë me këtë lojë  që bënë”.

“Sepse ti e shkund shtëpinë”, ka thënë Mane./Klankosova.tv


00:50 – Lumbardhi shpjegon gjestin me gisht ndaj Lindës (VIDEO)

Lumbardhi ka shpjeguar se pse e ka bërë gjestin me gisht ndaj Lindës.

Ai ka thënë se “nuk ja kam bërë me asnjë qëllim”.

Poashtu i ka thënë Lindës se “ka qenë i pari Blero i dyti Azemi dhe i treti unë kështu je duke mbijetuar”.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:47 – Adri tregon se “nuk ka dëshirë që Iliriana të ndërhyjë në debatet e tij” (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Adri gjatë spektaklit ‘Prime’ ka bërë një sqarim në lidhje me ndikimin e tij në lojën e Ilirianës.

Ai ka zbuluar se për çfarë ishte dakorduar me Ilirianën para hyrjes në BBVK.

“S’po e ndaloj, thjesht e kam diskutuar edhe me Ilirianën jashtë, që kur t’i kam debatet unë, mos me ndërhy. Por, impulsiviteti i saj, e ka bërë që të reagojë”, ka thënë Adri pos tjerash.

Por, cili ishte reagimi i Ilirianës? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


00:47 – Linda: Ja çka me kanë thanë për Lumbardhin jashtë (VIDEO)

Lindita Halimi ka folur për Lumbardhin dhe fjalët që i ka dëgjuar për të jashtë shtëpisë.

Ajo këto fjalë i bëri derisa ishte sonte në ‘Prime’.

“Nëse më lejohet unë për Lumin jashtë kam dëgjuar se je një nimfomaniak dhe e kam repsektuar si familjar”.

“Të gjithë jemi të rritur dhe kemi nevoja seksuale dhe nuk jam kundër asaj pjese”,ka thënë Lindita./Klankosova.tv


00:41 – Mbyllet televotimi – kush do të eliminohet sonte?

‘Vëllai i Madh’ i madh e ka mbyllur televotimin për këtë javë.

Kësaj radhe të nominuar ishin të gjithë banorët e shtëpisë dhe deri më tani kjo ishte hera e parë që komplet kasti ishte në nominim.


00:39 – Azemi: Ma shumë po xhelozon për mua Alby, sesa Alba (VIDEO)

Azemi ka folur për mundësisnë se Kaderi mund të ketë pëlqim për të dhe se mund të prish raportin e tij me Albën.

Ai ka thënë se Alba nuk është xheloze për raportin që e ka ai me vajzat e tjera.

“Ma shumë po xhelozon për mua Alby, sesa Alba”, ka thënë Azemi./Klankosova.tv


00:36 – Azemi: Jam ndjer i ngacmuar nga Kaderi (VIDEO)

Azemi ka thënë se nuk ka pasë dëshirë që të bëhet më shumë temë e diskutimit për pëlqimin që ka ai për Albën dhe se për qëndrimin e saj ndaj tij.

Ai ka folur edhe për diskutimin mes banorëve se Kaderi mund të ketë pëlqim për Azemin.

“Por në pikën e Kaderit e kam ndjerë veten të ngacmuar kur më ka thënë se pse po më shikon kështu.

“Jam ndjerë sikur ajo po më gjuan ‘aje dashuruar për së dyti herë’”, ka thënë Azemi.


00:33 – Kader – Albës: Ti je aktore dhe ke ndjenja për Azemin (VIDEO)

Kaderi ka folur për raportin mes Azemit dhe Albës, si dhe pëlqimin që mund të kenë ata të dy.

Ajo tha se Alba ka pëlqim ndaj Azemit, sikurse ai që e ka shprehur për këtë.

“Shikimet e tyre si kanë qëndruar ata të dy jashtë, unë mendoj se Alba ka sigurt ndjenja për Azemin”, ka thënë Kaderi./Klankosova.tv


00:28 – “M’vjen marre prej familjes” – Alba reagon në lidhje me strategjinë e përfolur në klip me Blerandon (VIDEO)

Alba ka thënë se është duke u ndjerë keq nga çështja se për të po flitet për lidhje dashurie dhe për pëlqim me banorë të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Kjo deklaratë e saj vjen pas një klipi që u shfaq në të cilën përmbajtja ishte se ajo dhe Blerando mund të kenë një pëlqim.

“Realisht siç e kam thënë edhe te darka unë këtë muhabet e kam diskutuar dy apo tre herë”.

“Kam inat që do të përfolem sërish në Prime për lidhje dashurie më vjen marrë së pari prej familjes”, ka thënë Alba./Klankosova.tv


00:26 – Blero citon deklaratën e Albin Kurtit, duke e ndërlidhur me situatën e Gani Gërmisë (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Blero e ka komentuar lojën e Ganiut brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Blero ka kërkuar nga shpjegime nga Ganiu, siç u shpreh ai, “për ta ditur se cili është ai brenda BBVK-së, Ganiu apo Visari”?

Madje Blero, duke folur për Ganiun, situatën e tij e ka shpjeguar përmes një deklarate të kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

Por, për çfarë bëhet fjalë, e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


00:23 – “Si Gani u hi, e si Visar ka me dal jashtë” – Buci paralajmëron fundin e Ganisë (VIDEO)

Buci ka folur për lojën e Visar Dermakut brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ka thënë se Visarit roli i tij si Gani Gërmia i ka humbur në shtëpi.

“Këtu jemi hyrë me kalu dhe me bo famë më shumë. Ti nuk ke pasur shumë famë jashtë siç po thua”.

“Edhe sipas meje, Ganiu është një personazh shumë i mirë, Visarit I ka humbur Ganiu, si Gani ka hyrë me emër dhe si Visar ka me dalë jashtë”, ka thënë Ganiu./Klankosova.tv


00:20 – “Motra jem s’pe di as vetë” – Gani Gërmia thotë se nuk po e njeh personalitetin e tij (VIDEO)

Gani Gërmia sonte në ‘Prime’ është pyetur për lojën e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ka folur për rolin e tij si komedian, dhe për paraqitjen e tij si Visar Dërmaku pa Gani Gërminë si personazh.

“Motra jem momentalisht s’po e di as vet, bëj shaka. Jam qetësuar pak e po merrem me veten. Publiku e di që jam entuziast, nuk kam bërë lojë e kam qit komedinë përpara”.

“Edhe u qetsova për me kap lojën”, ka thënë Ganiu./Klankosova.tv


00:16 – Klipi që zbulon të gjitha gënjeshtrat e banorëve! (VIDEO)

Një mori debatesh dhe diskutimesh ndodhën në ‘Darkën e të Nominuarve’ që ishte këtë javë.

Qendra e vëmendjes ishin çifti Ilirjana dhe Adri, raporti i Albës me Azemin e Kaderin, deklaratat e Gani Gërmisë për të dhe komedinë e tij.

Për t’i parë të gjitha këto shikoni videon më poshtë:


00:15 – “Katër vjet kam insistu për me e marrë çikën se s’ma kanë jep”, thotë Buci (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Buci është emocionuar pafund gjatë spektaklit ‘Prime’, pas befasisë së takimit me të fejuarën e tij, Veronën.

Mes tjerash, gjatë bllokut publicitar të spektaklit, ai ka rrëfyer historinë e sfidave me të cilat ishte përballur për të qenë bashkë me të fejuarën e tij.

“Katër vjet kam insistu për me e marrë çikën se s’ma kanë jep”, ka thënë Buci pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:15 – Monika dhe çifti i këndojnë këngë vajtuese Yllit dhe Santianës (VIDEO)

Monika dhe çifti i kanë kënduar këngë vajtuese Yllit dhe Santianës.

Derisa po këndonin Ylli dhe Santiana po qeshnin.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:13 – Platforma online She Shoes ka sjellur dhurata për vajzat e BBVK (VIDEO)

Sonte vajzat në Big Brother VIP Kosova 2 edhe këtë ‘Prime’ morën dhurata si çdo herë.

Këtë radhe ato i surprizoi me dhurata platforma online She Shoes.

She Shoes mund ta gjeni në rrjetet sociale dhe dërgesat bëhen në të gjithë botën.

Nëse bëni porosi me kodin BBVK2 përfitoni zbritje 20%./Klankosova.tv


00:01 – Mane: Ylli do t’i rikthehet zakonit të vjetër, kjo histori do të harrohet (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka komentuar takimin e Yllit me të fejuarën e tij gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’.

Ai është shprehur optimist se historia e njëjtë, do të përsëritet sërish.

“Ylli shkëlqente, por tani e ka shuar shkëlqimin e të gjithë lojës nga frika e të fejuarës, por ai do t’i kthehet zakonit, do të fillojë të prek prapë dhe kjo histori do të harrohet”, ka thënë Mane.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:53 – Anita: Ndihem keq për pozicionin, në të cilin u vendosë Santiana (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, ka reaguar pas befasisë së Bucit, derisa ka thënë se “ndihet keq për pozicionin në të cilin gjendet Santiana”.

“Lojën e kanë pasur të përbashkët, dhe ta përdorësh deri në një moment kur të duhet dhe më pas ta hedhësh e ta lesh aty”, ka thënë ajo pos tjerash.

Për ta ndjekur deklaratën e plotë të saj, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:46 – Santianës i kumtohet lajmi se partneri i saj ka refuzuar të çojë mesazhin e tij (VIDEO)

Moderatorja e spektaklit Jonida Vokshi, e ka njoftuar Santianën se partneri i saj ka pasur mundësinë që të shprehet.

“Duke qëndruar në kontakt me të ai ka dashur që  të dërgoj një letër ty dhe deri dje ishte në rregull me këtë gjë, por sot ka ndryshuar mendje dhe nuk e ka dërguar letrën”, i ka thënë Jonida Santianës.

Ndërsa Santiana nuk kishte asnjë koment.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:38 – Verona – Bucit: Prej këtij momenti shko qëndro te Adri dhe Iliriana (VIDEO)

Verona, e fejuara e Bucit, i ka thënë atij disa fjalë që ai duhet të bëjë lojën, sipas saj, në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo i kërkoi që më mos të ketë shoqëri me Santianën.

“Tash e tutje shko qëndro dhe ulu me Adrin dhe Ilirjanën”, ka thënë Verona në takimin që e pati me Bucin.


23:38 – Buci heq dorë nga Santiana: Nesër kom me ju çuditë! (VIDEO)

Ylli gjatë bisedës me të fejuarën e tij Veronën i ka thënë se “tani i kuptoj mesazhet nga nesër do të çuditësh”.

Ndërsa kërkesa e Veronës ishte që Ylli të ndryshoj nga momenti që ai e hap derën.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:34 – Verona – Bucit: Çmim ma t’madh kurrë s’ki me pas, sesa çmimi që e ki para teje (VIDEO)

Verona, e  fejuara e Bucit, atij i ka dhënë një mori kritikash e këshillash pas sjelljeve të tij të fundit me Santianën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo i tha se pret nga ai që të mos e prish lidhjen që e kanë ata të dy.

“Shpresoj se deri në fund që nuk ke me thy asnjë premtim sepse çmim më të madh nuk ke me pasë dhe as nuk ke pasur deri më tani, kurrë mos e harro këtë gjë”, ka thënë Verona./Klankosova.tv


23:29 – Verona, Bucit: Besoj se momentin që ke me qel derën si të përfundojë ky takim ti ke me ndryshu (VIDEO)

Verona, e fejuara e Bucit sonte ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 dhe ka mbajtur një takim me të.

Ajo i tha atij se shpreson që do t’i bëjë krenar tash e tutje familjen dhe shoqërinë e tij.

“Njerëzit që je duke i mbajtur afër po ta thithin energjinë, besoj se momentin që ke me qel derën si të përfundoj ky takim ti ke me ndryshu”, ka thënë Verona./Klankosova.tv


23:26 – Loja e Bucit në BBVK shkas që babai i Veronës e theu televizorin (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, është futur befasisht gruaja e Bucit, Verona.

Ajo e ka marrë Bucin në dhomën e sekreteve, derisa biseda ka nisur me disa mendime të theksuara.

“Babai e ka thy një televizor”, ka thënë ajo duke iu referuar lojës së Bucit në BBVK.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun mëposhtëm.


23:23 – Audio-mesazhi me plotë emocion i Veronës për Bucin: Mos harro që po t’shohim! (VIDEO)

Një audio-mesazh ka ardhur për Yllin nga e fejuara e tij.

“Unë shpresoj që do dalësh i njëjti si ke hyrë”- ishte ky mesazhi nga e fejuara e Yllit.

Gjatë dëgjimit të audios Ylli është emocionuar shumë .

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:21 – Verona drejtuar Bucit: Besoj në ty, e di që s’e prish lidhjen tonë për 200 mijë euro (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, është futur befasisht gruaja e Bucit, Verona.

Ajo e ka marrë Bucin në dhomën e sekreteve, derisa biseda ka nisur me disa mendime të theksuara.

“Unë besoj tek ty dhe e di që ti nuk e prish lidhjen tonë për 200 mijë euro”, i ka thënë ajo pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:19 – “Edona po ta marrë mësuesin”, Verona fut Bucin në secret room (VIDEO)

Një skenë goxha e rrallë ka ndodhur në Big Brother VIP Kosova 2.

Kësaj radhe përballë Bucit erdhi e fejuara e tij, Verona për të folur me të për fejesën e tyre dhe të gjitha rrethanat e raportit të tyre.

Ajo hyri në dhomën e ndejës derisa banorët e tjerë ishin të ngrirë, e mori Bucin për dore dhe tha: “Edona, më fal po ta marrë mësuesin”.

Ata shkuan në secretroom për të biseduar e për t’u sqaruar./Klankosova.tv


23:14 – Anita i del në përkrahje Bucit dhe Santianës: Për të fituar çmimin e madh duhet bërë gjithçka (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, i ka dalë në krah Santianës dhe Bucit pas klipit që u shfaq sot në ‘Prime’  lidhur me shoqërinë e këtyre dy të fundit.

Ajo tha se për të fituar një çmim të madh duhet bërë gjithçka.

“Nuk na takon të ju themi vëni filtra. Secili mund të veprojë sipas strategjisë së vet”.

“Unë vetëm Bucin dhe Santianën i shoh aty si lojtarë dhe aleatë”, ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv


23:11 – Verona futet në shtëpi, sfilon e flet me banorët derisa ata qëndrojnë të ngrirë (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, është futur befasisht gruaja e Bucit, Verona.

Në momentin e hyrjes së gruas së Bucit, banorët ishin të urdhëruar të qëndronin të ngrirë, derisa ajo ka sfiluar pranë banorëve me fokus burrin e saj dhe Santianën.

Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm, për të kuptuar më shumë detaje.


23:06 – “Rrahje më të shpeshta të zemrës” – komentet e banorëve tjerë për klipin e Bucit dhe Santianës (VIDEO)

Banorët kanë mbetur pa fjalë kur sonte në ‘Prime’ e kanë parë klipin që vë në dyshim shoqërinë mes Bucit dhe Santianës.

Blero tha: “Nuk dua të gjykoj sinqerisht pas kësaj videoje, nuk di çfarë të them jam i shokuar”.

Pos kësaj u shpreh edhe Shqipja: “Ndërkohë teksa po e shihja videon më hyri një siklet, fillova të kisha rrahje të zemrës më të shpeshta”./Klankosova.tv


23:02 – Mane drejtuar Bucit dhe Santianës: Pse po gënjeni, mes jush ka diçka (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë Santianën dhe Bucit.

Pas transmetimit, klipin e ka komentuar edhe opinionisti Bledi Mane.

Mane, i ka akuzuar Bucin dhe Santianën se “po gënjejnë se nuk ka diçka mes tyre”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:01 – “Jom t’u u dridh” – Iliriana reagon e habitur kur e pa klipin e Bucit dhe Santianës (VIDEO)

Ilrijana është shprehur shumë e mllefosur pas klipit që pa për raportin mes Bucit dhe Santianës.

Ajo i tha se veprimet e Bucit që u panë në atë klip janë stresuese për të e le më për të dashurën e tij, Veronën.

“Qysh ish ndje ajo këto, moment unë u shqetësova dhe jom t’u u dridh”, ka thënë Ilirjana./Klankosova.tv


22:50 – Buci thotë se “akoma s’ka asgjë mes tij dhe Santianës”, por kjo e fundit insiston se janë veç miq (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë Santianën dhe Bucit.

Pas transmetimit, dyshja e kanë komentuar video materialin.

“Mes neve nuk ka hala asgjë. Se mendoj se i tejkalon limitet përderisa nuk ka shumë afrimitet, puthje apo diçka”, ka thënë Buci pos tjerash.

Edhe Santiana e ka mohuar të ketë diçka mes saj dhe Santianës. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:42 – “Self Order” për herë të parë në Kosovë përmes Heb’s, banorët bëjnë porosinë nga BBVK2 (VIDEO)

Befasitë nuk kanë të ndalur nga Heb’s-i për të gjithë dashamirët e ushqimit.

Kësaj radhe Heb’s të gjithë atyre që nuk të pritet me ngrënë sa ma shpejtë u ka bërë një zgjidhje të re.

“Self Order” për herë të parë në Kosovë e keni në Heb’s. Tash bash për qejfin tuaj porosinë e bëni vetë pa prit n’rend.

E t’u e përvcjell Big Brother VIP Kosova 2 shkon edhe Heb’s. Mos harroni, porositni n’web: delivery.hebskosova.com dhe me Delivery shpejt te dera e shpisë ju vjen.


22:41 – Publikohet klipi me pamjet ekskluzive të raportit mes Bucit dhe Santianës – shokë apo më shumë? (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë Santianën dhe Bucit.

Brenda video materialit janë paraqitur pamje ekskluzive nga relacioni i afërt mes tyre, biseda të ndryshme dhe prekje fizike, përfshirë edhe në pjesët intime.

Ndiqeni materialin në linkun e mëposhtëm, për të kuptuar më shumë detaje.


22:34 – Poezia prekëse nga Besi dhe Shqipja, që ia kushtuan 28 Nëntorit (VIDEO)

Një poezi nga Shqipja dhe Besi ishte shkruar dhe interpretuar për programin festiv  për nder të 28 Nëntorit.

Ajo poezi shkaktoi emocione të paharrueshme tek të gjithë shqiptarët, por edhe banorët e tjerë të shtëpisë.

Më poshtë e keni klipin me të gjitha këto momente:


22:29 – Klipi i 28 Nëntorit sjellë emocione të forta në ‘Prime’ (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 patën një program festiv për nder të 28 Nëntorit.

Ata përgatitën poezi, këngë dhe humore për të argëtuar të gjithë shqiptarët.

Për të parë disa prej këtyre momenteve shikoni videon më poshtë:


22:26 – “E do para, apo mbrapa” – Komenti i Manes ndaj Shqipe, që ngjalli shumë qeshura (VIDEO)

Shqipja dhe Bledi kanë debatuar sonte në ‘Prime’.

Shqipja i tha atij të ketë kujdes me fjalët që i thotë ndaj saj sepse ajo nuk ndjehet mirë.

“Unë thash a e do komplimentin para apo mbrapa? Nuk kam faj që e ke mendjen perverse ti”, tha Bledi./Klankosova.tv


22:08 – Anita – Bleros: Nëse do me dhënë shembull, dil jashtë e tregohu baba i mirë (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova Anita Haradinaj, ka pasur një koment për Bleron.

Ajo i ka thënë Bleros se “vajza jote është e një moshe ku është brez i tik tok-ut brez i instagram-it, dhe ti qfarë do që mundohesh të bësh dhe si do që mundohesh të japësh shembullin nga ajo shtëpi nuk e jep dot sepse aty të nxjerrin nga kontesti dhe të shpërfytyrojnë”.

“Nëse do të japësh shembull për vajzën tënde më mirë mos rri aty të bësh një lojë të ngurt dhe ta kufizosh vetën dhe dil jshtë tregoje shembullin e një babai të mirë”, ka thënë Anita.


21:57 – Besi: Blero më ftoi tek tualetet dhe duke e drejtuar dorën tek organi gjenital më tha ‘qe a jom mirë’ (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Besi e ka treguar një situatë që sipas tij ka ndodhur në ambientet e tualetit të shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Besi, ka pretenduar se e ka pyetur Bleron “se si ishte?”, dhe ky i fundit e ka ftuar tek pjesa e WC-ve.

“Më ftoi tek pjesa e WC-së të të tregoj se a jam mirë, dhe kur shkova atje, i drejtoi duart tek organi gjenital”, ka thënë Besi pos tjerash.

Për më shumë dëgjojeni historinë e plotë përmes videos në linkun e mëposhtëm.


21:50 – Blero tregon versionin e tij për ‘shembullin’ që dha ndaj Besit (VIDEO)

Blero dhe Besi sot e patën një debat të ashpër në ‘Prime’-n e kësaj të premte.

Besi e akuzoi Bleron se nuk i ka dhënë askujt shembull të mirë siç pretendon ai me një veprim që i bëri sot atij gjatë ditës duke i thënë: “Mua më the se ‘nuk ke ku me u kap’”.

Kurse Blero e mohoi këtë gjë duke e akuzuar Besin se është duke gënjyer dhe nuk është i drejtë./Klankosova.tv


21:46 – Adri pretendon se Blerando, duke e drejtuar fokusin tek pjesa intime i ka thënë atij “s’po ke ku me u kap” (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Adri ka hedhur akuza kundrejt Blerandos, për një gjest të pahijshëm.

Adri ka thënë se Blerando “e kishte quajtur të pafytyrë”, dhe jo vetëm.

Sipas tij, Blerando, duke e drejtuar fokusin tek organi gjenital, i ka thënë atij – “s’po ke ku me u kap”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:36 – Përplasjet e ashpra dhe debatet e nxehta mes Bleros dhe Shqipes (VIDEO)

Spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka nisur me transmetimin e një video materiali, protagonistë të së cilit janë, Blero dhe Shqipja.

Brenda klipit, janë përmbledhur sekuenca nga përplasjet e ashpra dhe debatet e tensionuara që dyshja kanë pasur mes vete.

Po ashtu, edhe rrëfimet e tyre për raportin me njëri-tjetrin të bëra në dhomën e rrëfimeve, janë pasqyruar në këtë video material, të cilin mund ta ndiqni, përmes linkut të mëposhtëm.


21:21 – “Slay Studio” përkujdeset për dukjen e vajzave të shtëpisë sonte në spektaklin ‘Prime’ (VIDEO)

Konkurrentet e Big Brother VIP Kosova, po duken sonte bukur me flokë dhe grim të rregulluara nga “Slay Studio”.

Stafi profesionist i “Slay Studio” janë përkujdesur për makijazhin dhe stilin e flokëve të secilës prej vajzave të shtëpisë.

Për t’i parë se si po duken ato, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:05 – Nis spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, sonte sqarohet raporti Santiana – Buci

Ka nisur spektakli ‘Prime’ i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova nën moderimin e nikoqirëve, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.

Në panelin e opinionistëve të ulur i gjetëm si përherë, Bledi Manen e Anita Haradinajt.

Kjo mbrëmje ‘Prime’ pritet të jetë spektakolare për shkak të situatave të krijuara gjatë kësaj jave.


20:22 – Edhe pak minuta fillon spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova – a jeni gati? (VIDEO)

Sonte, pritet të jetë një natë e zjarrtë në ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.

Afërsia e Santianës dhe Yllit ka trazuar publikun, duke ngritur shumë pikëpyetje. Shoqëri apo diçka më shumë?

A do të ketë përballje sy më sy nga jashtë, për të dy?

Cilat fronte në shtëpi po ashpërsohen çdoherë e më shumë?

Kush janë hyrjet e reja që do ndryshojnë dinamikat e shtëpisë?

Këto dhe më shumë detaje tjera, do t’i kuptoni sonte në natën ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, me fillim nga ora 21:00.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

  • Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
  • Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
  • Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
  • Amerikë: TV Alb

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme