Spitali i Pejës jep detaje mbi gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Istog NULL NULL 20.07.2026 21:26 20.07.2026 21:26 Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi pasditen e sotme në Istog, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën ndërsa katër persona të tjerë kanë marrë lëndime. Sipas njoftimit të spitalit, rreth orës 16:00 në Shërbimin e Emergjencës është pranuar një paciente pa shenja jete, e cila kishte pësuar politraumë. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, është konstatuar vdekja e saj. Rreth 30 minuta më vonë, në Emergjencë janë pranuar edhe katër të lënduar nga i njëjti aksident, transmeton Klankosova.tv. Një fëmijë, me lëndime të rënda, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i intubuar dhe nën përcjelljen e ekipit të Anestezionit. Sipas mjekëve, ai ka pësuar politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit. Ndërkohë, një paciente është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë me frakturë të femurit, ndërsa dy persona të tjerë, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë konstatuar me lëndime të lehta trupore, janë liruar për trajtim ambulantor. Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë kanë shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës, ndërsa të lënduarve u kanë uruar shërim sa më të shpejtë.