Aksidenti tragjik në Istog, Daci: Kushtet e rrugës dyshohet se ndikuan, ende s’ka konfirmim zyrtar NULL NULL 21.07.2026 07:40 21.07.2026 07:40 Foto nga Istogu Sot Aksidenti i rëndë i trafikut që ndodhi dje pas orës 15:00 në fshatin Shushicë të Komunës së Istogut u mori jetën dy personave, gjyshit Ramiz Qorraj dhe mbesës së tij 12-vjeçare. Në një lidhje për emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Valdrin Daci tha se Policia ende nuk ka bërë të ditur shkaqet e aksidentit, por sipas tij, një nga faktorët që mund të ketë ndikuar është mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. “Policia nuk e ka thënë, por me siguri mospërshtatja e kushteve të rrugës janë shkaktarët e shpeshtë të këtyre aksidenteve. Ndërsa vendi ku ka ndodhur kjo ngjarje mund të jetë njëra nga arsyet. Veturat kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në livadh, e për pasojë kanë humbur jetën këta dy persona, ndërsa tre të tjerë janë lënduar”, tha Daci. Ai shtoi se në kohën kur ndodhi aksidenti në atë zonë kishte edhe reshje breshëri, megjithatë theksoi se kjo nuk mund të konsiderohet shkak i konfirmuar. “Dje ka pasur edhe breshër dhe mund të themi se në ato momente të breshrit ka ndodhur edhe aksidenti, por këtë nuk mund ta themi zyrtarisht”, deklaroi gazetari. /Klankosova.tv Ngjarja tragjike në Istog: Gjyshi me mbesën humbën jetën në aksident (VIDEO)