Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Ende nuk u hodh në votim projekligji për Trustin, kuvendi shkon në pauzë (VIDEO)

NULL NULL
19.01.2023 11:11

14:11 – Ende nuk u hodh në votim projekligji për Trustin, kuvendi shkon në pauzë

Në Kuvendin e Kosovës është diskutuar Projektligji për tërheqjen e parave nga Trusti.

Ky projekligj ende nuk është hedhur në votim, derisa kuvendi shkoi në pauzë, përcjell Klankosova.tv.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi se seanca do të vazhdojnë nga ora 15:30.


13:59 – Asnjë anëtarë i kabinetit qeveritar në sallën e kuvendit

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon diskutimi për Projektligjit për tërheqjen e parave nga Trusti.

E momentalisht, asnjë anëtarë i kabinetit qeveritar nuk ndodhet në sallën e kuvendit, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkohë, ka edhe shumë mungesa të deputetëve në këtë seancë.


13:16 – Haxhiu ironizon me Muratin: Ti po mendon më mirë për qytetarët se ata për veten

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka ironizuar me Ministrin e Financave dhe Trasnfereve, Hekuran Muratin, duke i thënë se po mendon më mirë për qytetarët, se ata për vetën.

Tutje, ai ka kërkuar nga Ministri Murati që të ndryshojë qëndrimin për tërheqjen e Trustit, përcjell Klankosova.tv.

“Populli duhet të pyetët, ai po kërkon tërheqjen nga Trusti, tash ti Hekura, po mendon më mirë për qytetarët se ata për vetën. Ndryshojeni këtë qëndrim”, është shprehur Haxhiu.


12:59 – Projektligji për Trustin, Murati: Serbia na e ka shkatërruar një sistem pensional, tani dëshiron edhe opozita

Ministri i Financave dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka folur për Projektligjin për tërheqjen e parave nga Trusti.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendi të Kosovës, ka deklaruar se opozita me këtë propozim e ka për qëllim shkatërrimin e sistemit pensional të vendit.

“Me nismën për Trustin, po synohet të shkatërrohet sistemi pensional nga deputetë të opozitës, pra synimi është të merren këto 30 përqind, pastaj edhe një 30 përqindësh tjetër. Kështu do të shkatërrohet sistemi pensional, dhe do të kalojmë në sistemin ku kontribuon gjenerata për gjeneratën”.

“Ne e kemi pasur një sistem pensional që është e ka shkatërruar Serbia dhe i ka marrë fondet, tash edhe opozita dëshiron ta shkatërrojë këtë sistem që mezi e kemi ndërtuar”, ka thënë Murati. /Klankosova.tv/


12:53 – Opozita e mbështet tërheqjen e Trustit

Sot në kuvend po diskutohet për Projektligjit për tërheqjen e parave nga Trustit.

Lëvizja Vetëvendosje është kundër tërheqjes së Trustit, ndërkaq opozita e ka mbështetur këtë tërheqje, përcjell Klankosova.tv.

Opozita përmes fjalës në kuvend, ka treguar mbështetjen për këtë projekligj.

Në lidhje me këtë folën Ferat Shala nga PDK-ja, Avdullah Hoti nga LDK-ja dhe Besnik Tahiri nga AAK-ja.


12:40 – LVV nuk e mbështet sërish Trustin

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrimin për mos mbështetjen e Projektligjit për tërheqjen e parave nga Trusti.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LVV-së, Armend Muja, është deklaruar në emër të grupit parlamentar dhe ka bërë thirrje që deputetët e mos ta miratojnë këtë projektligj.

“Ky propozim është i dizajnuar në atë mënyrë që t’i mundësojë shtresës së lartë, dhe shtresës së mesme të lartë disa shpenzime shtesë”.

“Ky propozim nuk e lufton inflacionin, përkundrazi këto shtresa rrezikojnë të ia bartin inflacionin në import shtresës së varfër. Kjo e rëndon gjendjen e familjeve të varfra”,ka thënë Muja./Klankosova.tv./


12:31 – Konjufca e arsyeton mesazhin e Kurtit për Ivanoviqin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për deklarimin e kryeminsitrit Albin Kurtit për politikanin serb OIiver Ivanoviq.

Konjufca, në seancën e sotme u pyet nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, se cili është qëndrimi i tij për Ivanoviqin.

“Pyetjet i bëhen vetëm qeverisë në këtë pjesë, mendimi im dhe i kryeministrit për Ivanivoqin është i njëjti mendoj unë. Ai që ka qenë gjithmonë, asgjë nuk mund ta ndryshojë biografinë, që e ka pasur politike Ivanoviq. Përgjegjësia e tij që është shkaktuar ndaj popullit tonë është evidente, për këtë edhe u dënua, ai është kriminel pa kurrfarë dyshimi, kjo është mendimi jonë. Ne e kemi thënë shumë më përpara këtë para se ta thoshte gjyqësia”.

“Ky është mendimi im, kryeministri vetëm ka dashtë të thotë se ai njeri është vrarë nga Aleksandar Vuçiq, kjo duhet të hetohet nga ana e drejtësisë tonë, bile edhe nga drejtësia ndërkombëtare. Ma merr mendja se këtë ka dashtë ta përçojë, dhe këtë e ka përçuar”, ka thënë Konjufca./Klankosova.tv/


12:20 – Haxhiu: Votojeni Projektligjin për Trustin, mos e dëgjoni Mimozën dhe Albinin

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka bërë prezentimin e Projektligjit për tërheqjen e parave nga  Trustit.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga të gjithë deputetët si të pozitës dhe opozitës që të votojnë këtë projektligj. Sipas tij, kjo është kërkesë e qytetarëve, njofton Klankosova.tv.

“Dëgjojeni kërkesën e popullit apo këshillën për unitet të plotë. Nuk do të merren aspak me çështje politike, kërkoj votën tuaj në emër të qytetarëve të Kosovës. Dëshmoni se jeni përfaqësues të popullit dhe jo të shefit dhe shefes”.

“Me votën tuaj, do të përcaktoheni, a dëshironi ta dëgjoni Mimoza Kusarin, apo Albin Kurtin. Dëshmojeni se jeni deputet të popullit, sepse populli do të ju votojë”,ka thënë  Haxhiu./Klankosova.tv/


12:00 – Muja (VV): Kompaninë serbe “GEN” në Kosovë e solli PDK-ja

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka folur për deklaratat e deputetëve të opozitës në Kuvendin e Kosovës për rastin e ambasadorit në Kroaci, Martin Berishaj.

Ai, në seancën e sotme, ka thënë se kompania serbe “GEN” është ardhur në Kosovë nga PDK-ja. Berishaj përflitet në një rast për shpëlarje parash që kanë të bëjnë me këtë kompani.

“Ajo çfarë ne dimë se kompania e ashtuquajtur serbe “GEN” ka filluar të punojë në Kosovë në vitin 2008, kurse kontratat e fundit me të i kemi nënshkruar në vitin 2020 dhe këto kontrata i ka nënshkruar Njazi Thaçi. E ka pru PDK-ja GEN-in këtu”, ka thënë Muja, transmeton Klankosova.tv.


11:55 – Zemaj për tentim atentatin: Policia po merret me rastin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka konfirmuar tentim atentatin ndaj tij dhe bashkëpartiakëve.
Ai ka falënderuar policinë për punën që po bënë për këtë rast, duke u rekomanduar gazetarëve që për më shumë detaje t’i drejtohen këtij institucioni.

Zemaj ka shtuar se bashkë me deputetët e tjerë po merren me aktivitet të përditshme.

“Faleminderit shumë, gjithçka është në dorën e organeve të rendit të Republikës së Kosovës, është vlerësim i tyre, është gjykim i tyre, ne e bëjmë punën tonë, jemi përfaqësues të qytetarëve, vazhdojmë me punën në Kuvend dhe sigurisht çdo gjë qartësohet nga Policia dhe hetuesia”.

“Personalisht në këtë fazë mbetet fjalën e vet ta thotë drejtësia, pjesët tjera ne i marrim, pyetne Policinë e Kosovës, ata i kanë informacionet, i kanë informatat me partnerët ndërkombëtarë, me gjithë të tjerë, ashtu janë ndarë edhe me neve edhe ne ashtu do ta vazhdojmë punën tonë”, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

“Gjithçka çka është dashtë nga organet e rendit është vlerësim pozitiv edhe punë e mirë që e kemi parë deri më tani. Gjithmonë më juve, me qytetarët e ndershëm të Republikës së Kosovës edhe me ata të cilët janë duan të mirën vendit, po, atëherë Kosova mund të ketë armiq me emra të përveçëm, po Kosova dhe qytetarët ata që e dojnë lirinë, pavarësinë, demokracinë janë më të mëdhenj se sa kriminelët”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka thënë se janë duke e hetuar këtë rast të cilësuar si kanosje.

Sipas informacioneve të para, kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë. Këto organe thuhet se kanë rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të lartpërmendur.


11:52 – PDK me baner me fotografi të Kurtit: ‘Unë i besoj Martin Berishajt’

Deputetët e PDK-së, Blerta Deliu dhe Hajdar Beqa, sot e kanë vënë një baner në Kuvendin e Kosovës, para ulëses së kryeministrit Albin Kurti.

Në baner shfaqet një fotografi e Kurtit me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Unë i besoj Martin Berishajt”, janë fjalët që thuhet në këtë baner./Klankosova.tv/

Berishaj është duke u përfolur për muaj të tërë që është i përfshirë në një skandal të shpërlajes së parave me një kompani serbe.


11:52 – William Walker merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, sot është i pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo është seanca  e dytë për këtë sesion dimëror për deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët do të kenë në rend dite votimin e Projektligjin për tërheqjen e parave nga Trusti./Klankosova.tv/


11:41 – Deputetët mbajnë një minutë heshtje për veteranët dhe ish-komandantët e UÇK-së që vdiqën ditëve të fundit

Me kërkesë të deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë mbajtur një minutë heshtje për të veteranët dhe ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë vdekur javëve të fundit.

Kjo kërkesë e Kadrijajt vjen në mesin e kritikave nga qeverisë dhe presidencës, sipas saj, këto institucione nuk kanë shprehur ngushëllime për të ndjerët.

“Këto ditë kemi pasur një numër të madh të veteranëve të luftës që kanë vdekur, kemi pasur të vdekur edhe eprorë të lartë të UÇK-së. Ne nuk kemi pasur asnjë reagim nga kryeministri, as nga presidentja, nuk kemi pasur asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Kadrijaj. /Klankosova.tv.


11:32 – Abdixhiku: Të kërkohet falje për deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se i ka dy kërkesa ndaj pushtetit të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se duhet të shkarkohet ambasadori  Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, sipas tij, është i përfshirë në shpërlaje parash.

Po ashtu, ai dëshiron që të ketë kërkim falje për deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, në lidhje me politikanin serb Oliver Ivanoviq, në përvjetorin e pestë të vdekjes së tij.

“Teksa i shikojmë këto dy skandale që na përshfaqen nga ky pushtet dhe kjo qeveri. Unë kam një pytje ndaj qytetarëve: ‘A është ky ndryshimi që kemi pasur nevojë gjithë, që të amnistohen të korruptuarit, dhe të rehabilitohen kriminelët e luftës për më shumë pushtet?’”.

“Sot, në këtë kuvend, i kam dy kërkesa. Shkarkim të parin dhe mbajtje përgjegjës gjithsecilin të ndërlidhur me të. Kërkim falje për lartësimin e një krimineli të luftës nga kryeministri i Kosovës. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë”, ka thënë Abdixhiku./Klankosova.tv/


11:20 – Krasniqi: Shkarkimi i ambasadorit Berishaj s’mjafton më, të sillet para drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në fjalën e tij para deputetëve në kuvend, ka folur në lidhje me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ai është shprehur se tani është vonë dhe se shkarkimi i tij më nuk mjafton, përcjell Klankosova.tv.

Krasniqi ka kërkuar që të bëhen hetime serioze dhe ambasadori Berishaj të vihet para drejtësisë.

“Tashmë është vonë dhe shkarkimi i ambasadorit Berishaj më nuk mjafton, duket të bëhen hetime serioze. Martin Berishaj duhet të sillet para drejtësisë dhe kushdo që është në këtë piramidë”, është shprehur ai.

Krasniqi është shprehur se për nëntë muaj, raportimet për siç u shpreh ai, aferën Martin Berishaj, janë shtuar dhe faktet janë zbuluar.

“Me 21 prill të vitit të kaluar mediat sllovene raportuan për skandalin e madh financiar në të cilin ishte përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që fiks 273 ditë dy gjëra diametralisht të kundërta e kanë karakterizuar këtë skandal. E para për nëntë muaj, raportimet për aferën Martin Berishaj kanë ardhë duke u shtu, faktet duke u zbulu, akuzat duke u ngritë e dyshimet duke gjetë rrugë deri tek kryeministri Albin Kurti e Lëvizja Vetëvendosje”.

“E dyta reagimi institucional, nga kryeministri, presidentja, e Ministrja e Punëve të Jashtme, shpërputhja me zhvillimet dhe seriozitetin e këtij rasti kanë ardhë duke u zvogëluar, duke tentuar që përmes heshtjes, mostransparencës dhe papërgjegjësisë ta heshtin, fshehin apo ta tejkalojnë këtë situatë. Por, po gabojnë aq shumë sa vetëm po e konfirmojnë se edhe vet janë të përfshirë”, u shpreh tutje Krasniqi.


11:20 – Bytyqi: Dje VV votoi kundër Kushtetutës, sot me Trustin kundër vullnetit të qytetarëve

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri dhe Albana Bytyqi, në konferencë për media kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me Trustin.

Bytyqi është shprehur se sipas informatave brenda Kuvendit, deputetët e VV-së nuk do ta mbështesin këtë nismë, e si rrjedhojë kjo kërkesë e qytetarëve ka pak gjasa që të jetësohet.

Ajo iu ka bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin këtë kërkesë, transmeton Klankosova.tv.


Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku po bëhet shqyrtimi i vendimit të Republikës së Kosovës për masat emergjente në furnizimin e energjisë.

E në lidhje me këtë, fjalën e mori deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i cili nuk arrit ta përfundonte fjalimin në kohën e përcaktuar.

Pas ndaljes së mikrofonit, Shala me ngulm kërkonte edhe disa sekonda shtesë, derisa pati diskutime me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, e cila edhe po e udhëheq seancën.

“Nuk e lëshoj foltoren pa m’i dhënë edhe 30 sekonda”, është shprehur deputeti Shala.

Pasi e kritikoi për sjelljen, Bogujevci ia mundësoi deputetit ta përfundonte fjalën e filluar. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme