Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon tubimi i qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës (VIDEO)

NULL NULL
06.11.2022 11:53

Ka përfunduar tubimi i qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës.

Pjesë e këtij tubimi ishin edhe kryetari i dorëhequr i i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, përcjell Klankosova.tv.

Në radhën e parë të tubimit ishin edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari, Igor Simiq.

Ndryshe, ky tubim është thirrur dje nga Lista Serbe.


13:13 – Rakiq kërkon formimin e Asociacionit dhe tërheqjen e vendimit për targat

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar në protestë që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Ai po ashtu ka thënë se po kërkojnë tërheqjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Rakiq u bëri thirrje të mbledhurve që të “mos bien në provokime, të vazhdojnë luftën me mjete paqësore dhe demokratike”.

Ai përsëriti se ata “mbronin Marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare publike”.

Një ditë më parë Rakiq dha dorëheqje nga posti i ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kurtit, raporton REL, transmeton Klankosova.tv.


12:54 – Gjyqtarja Stevanoviq nga tubimi në veri: Po largohemi unanimisht edhe nga gjyqësori

Gjyqtarja Stevanoviq nga tubimi në veri: Po largohemi unanimisht edhe nga gjyqësori

Gjyqtarja Ljiljana Stevanoviq tha se të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor të Kosovës u larguan nga institucionet për shkak se Marrëveshja e Brukselit u bë shkronjë e vdekur në letër.

“Prandaj kemi një qëndrim unik se po tërhiqemi nga gjyqësori i Kosovës, nuk jemi mësuar ta shpërndajmë ligjin dhe drejtësinë në mënyrë selektive, jemi munduar të jemi në shërbim të të gjithë njerëzve. Kështu është me ne serbët”, tha ajo.

Pas lagimit të Listës Serbe nga institucionet, edhe gjyqtarët serbë në veri kanë vendosur të largohen.


12:51 – Deputeti i PD-së: Qeveria e Kosovës të koordinohet me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n

Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri Kreshnik Çollaku, ka thënë se me interesim të madh po i përcjellin zhvillimet në veriun e vendin.

Çollaku i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës koordinim të plotë me partnerët strategjikë, BE-në, NATO-n dhe SHBA-të.

“Ne sot u kërkojmë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës qëndrime gjakftohta por të vendosura, gjithashtu një koordinim të plotë me partnerët strategjikë SHBA, BE dhe NATO”- tha Çollaku.

Anëtari i Komisionit për Politikë të Jashtme iu bëri thirrje Qeverisë së Shqipërisë që ta mbështes Qeverinë e Kosovës.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare që të vërë nëmbështetje të Qeverisë e popullit të Kosovës, të gjitha kapacitetet diplomatike duke denoncuar politikat luftënxitëse të Serbisë në Ballkan”, theksoi ai.

12:35 – Sveçla në Bërnjak e Jasenovi: Policia me gatishmëri të plotë në shërbim të qytetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.

Sveçla tha se gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare, duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.

“Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla në Facebook, transmeton Klankosova.tv.


12:17 – Pjesë e tubimit edhe kryetari i dorëhequr i i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq (FOTO)

Ka filluar grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Car Llazari” në veri të Mitrovicës.

Pjesë e këtij tubimi është edhe kryetari i dorëhequr i i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, përcjell Klankosova.tv.

Në radhën e parë të tubimit janë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari, Igor Simiq.

Ndryshe, ky tubim është duke u xhiruar edhe me dron.


12:14 -Në “Lagjen e Boshnjakëve” vendosen flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës

Flamuri “Kuq e Zi” dhe ai i Kosovës është vendosur në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.

Klan Kosova ka siguruar fotografitë nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu në fotografi shihet edhe flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Car Llazar” ka nisur tubimi i thirrur nga Lista Serbe.


11:53 – Nis tubimi i qytetarëve serb në sheshin “Car Llazari” (VIDEO)

Tashmë ka filluar grumbullimi i qytetarëve serb në sheshin “Car Llazari” në veri të Mitrovicës.

Ky tubim është paralajmëruar nga Lista Serbe dhe pritet që të fillojë nga ora 12:00.

Në pamjet e Klan Kosovës shihet se flamujt përveç në shesh ka edhe nëpër ballkone e dritare të banesave.

Edhe qytetarët serb të cilët kanë dalur të protesojnë, po mbajnë flamuj me vete.

11:50- Policia i ka marrë të gjitha masat e nevojshme që protesta në veri të mbahet pa incidente

Policia i ka marrë të gjitha masat që protesta e sotme e thirrur nga Lista Serbe, të kalojë pa incidente.

Organet e rendit sipas planit operacional janë të angazhuar mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues.

“Referuar informacioneve mbi zhvillimet e fundit dhe paralajmërimeve për mbajtjen e një proteste/tubimi sot në ora12:00, Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestave paqësore, sipas detyrës zyrtare ka bërë planifikimet e saja operacionale”- njofton policia përcjell Klankosova.tv.

“Përmes planit operacional Policia e Kosovës ka për qëllim ndërmarrjen e masave operative policore, për tu siguruar se mbarëvajtja e protestës/tubimit të kaloj e qetë dhe pa incidente, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të RKS-së. Policia e Kosovës, fton qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre eprovokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”.

“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në Veri të Mitrovicës”.

lajme të ngjashme