Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Osmani nga Shkupi: Masat e BE-së ndaj Kosovës nuk janë proporcionale (VIDEO)

NULL NULL
11.09.2023 09:48

14:29 – Osmani: Masat e BE-së ndaj Kosovës nuk janë proporcionale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimeve bilaterale që ka zhvilluar gjatë ditës së sotme në Maqedoni të Veriut, ka thënë se temë ka qenë edhe masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Osmani, mes tjerash potencoi se ka kërkuar nga shtetet si Kroacia që të iniciojnë hapat e parë për largimin e këtyre masave, njofton Klankosova.tv.

“Unë i kam diskutuar në takime bilaterale që kisha në radhë të parë me presidentin Pendarovskin ku e informova për hapat që Republika e Kosovës ka ndërmarrë për shtensionim të situatës dhe sfidat që po përballemi”, u shpreh Osmani.

“Gjithashtu me presidentin Milanoviq diskutuam mbi të gjitha që BE-ja që t’i largojë masat në raport me Kosovën që nuk janë proporcionale. Presim që shtetet që na kanë përkrahur aq fortë si Kroacia të ndërmarrë hapat e parë për të iniciuar largimin e këtyre masave”.


 

12:04 – Osmani nga Samiti i Brdo Brijunit: Kosova vazhdon të luajë një rol për të ardhmen e rajonit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova po vazhdon të luajë një rol për të kontribuar në të ardhmen e Ballkanit.

Osmani, e cila është e ftuar në Samitin e Brdo Brijunit, ka potencuar se është mirënjohese për pritjen e ngrohtë që iu është bërë në Shkup.

“Kosova vazhdon të luajë një rol aktiv për të kontribuar në të ardhmen e rajonit tonë dhe është e përkushtuar në rrugën tonë euroatlantike”, shkroi Osmani.

11:32 – Nis Samiti i Brdo Brijunit, bëhen bashkë në një tryezë Osmani dhe Vuçiqi

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut ka nisur Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit.

Në këtë organizim është duke marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, njofton Klankosova.tv.

Në mesin e pjesëmarrësve është edhe homologu serb i Osmanit, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim po organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.

Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.


 11:07 – Osmani pas Pendarovskit, takohet me homologun kroat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviqin.

Ky takim u mbajt para nisjes së punëve në Procesin e Brdo Brijunit, njofton Klankosova.tv.

Përndryshe Procesi i Brdo Brijunit organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.

Atje liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të Ballkanit në BE.


09:51 – Osmani takohet me Pendarovskin para fillimit të Samitit të Brdo Brijunit 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin në Shkup.

Takimi bilateral u mbajt para nisjes së punëve në Procesin e Brdo Brijunit, njofton Klankosova.tv.

Pëndryshe ky takim organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.

Atje liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të Ballkanit në BE.


09:48 – Samiti i Brdo Brijunit në Shkup, këto janë tri temat kryesore të takimit

Tri tema kyçe do të jenë në fokus të takimeve gjenerale mes presidentëve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Brdo Brijunit, duke u fokusuar kryesisht në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian meqë ky takim vjen pas samitit të Bledit në Slloveni që u mbajt në nivel kryeministrash dhe ku u përmend edhe viti 2030 si plan i Bashkimit Evropian sa i përket zgjerimit të unionit dhe pranimit të shteteve të reja në kuadër të familjes evropiane.

Në dy temat tjera do të diskutohet lidhur me çështjet e ndryshimeve klimatike dhe po ashtu edhe politikave ballkanike sa i përket tentimit të mbajtjes së njerëzve të rinj brenda shteteve ballkanike që të mos migrojnë nëpër vendet perëndimore, njofton Klankosova.tv.

Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës do të jetë po ashtu prezente.

 

lajme të ngjashme