LIVE | Albulena Haxhiu nuk kalon, të dielën vazhdon seanca NULL NULL 25.04.2025 09:52 25.04.2025 09:52 Sot vazhdon përpjekja e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Deputetët do të votojnë për kryetarin dhe nënkryetarët, raporton Klankosova.tv. Lëvizja Vetëvendosje pritet ta propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, megjithatë ende nuk dihet nëse do të arrijë të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash. Në tri seancat e kaluara, Haxhiu ka marrë vetëm 57 vota, duke e pamundësuar zgjedhjen e saj. Nëse Kuvendi arrin të konstituohet sot, do të jetë një hap vendimtar drejt formimit të Qeverisë së re. Haxhiu: Nëse opozita refuzon konstituimin e Kuvendit, shkojmë në zgjedhje Kandidatja e zgjedhur nga VV-ja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje. “Është e rëndësishme të konstituohet Kuvendi i Kosovës, VV-ja tashmë e ka dhënë qartë qëndrimin e saj, duket se ka mungesë të vullnetit të konstituohet Kuvendit, por ne jemi të gatshëm t’i presim partitë politike, të flasim me to për datën e zgjedhjeve”, tha ajo. Murati: Propozimi për Haxhiun si kryetare të Kuvendit nuk ndryshon Pas dështimit të radhës për t’u konstituuar Kuvendi, deputeti Hekuran Murati është deklaruar për media. “Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve që sapo janë certifikuar nga KQZ-ja, e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke propozuar zonjën Albulena Haxhiun”, tha ai. Ai tutje shtoi se Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, duke shtuar se është larg mendsh të mendohet se ajo nuk plotëson kushtet. Murati thotë se propozimi për Haxhiun si kryeparlamentare nuk do të ndryshojë. Limaj: S’kemi marrëveshje me askënd Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se nuk ka marrëveshje me askënd. Para gazetarëve, ai thotë se ‘këto punë bëhen me marrëveshje politike’, e që sipas tij një të tillë s’e ka me askënd, transmeton Klankosova.tv. “Nuk kemi marrëveshje, siç e dini, këto punë bëhen përmes marrëveshjeve politike, na nuk kemi marrëveshje me askënd”, tha Limaj. Memli Krasniqi: Kurti po e mban peng shtetin e Kosovës Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar kreun e LVV-së, Albin Kurtin, se po e mban peng vendin duke mos e ndërruar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. “Kjo vërtet tash është e pakuptimtë, e turpshme që për teke të një personi të mbetet peng shteti. Kjo është ndërmarrje e shtetit të Kosovës për tekat e një njeriu. Sikur të donin, kanë pasur mundësi, e të njëjtën e kanë edhe pasnesër, që ta ndërrojnë kandidatin sepse nuk imponohet kandidati kur s’e ki shumicën parlamentare. Këta nuk kanë numra, dhe fakti që Albin Kurti nuk mundet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, është duke e mbajtur peng edhe Kuvendin edhe institucionet, edhe vendin e shtetin tonë”, deklaroi Krasniqi. Të dielën vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit Pas moszgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, seanca për konstituim e këtij institucioni është ndërprerë. Udhëheqësi i kësaj seance, Avni Dehari bëri të ditur se kjo seancë do të vazhdojë të dielën, më 27 prill nga pra 10:00, transmeton Klankosova.tv. Dështon sërish zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare Deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të premten në përpjekjen e gjashtë, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme. Haxhiu nuk u votua për kryetare në katër seanca radhazi. Sërish propozohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, ka propozuar sërish deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit. Ai ka ftuar deputetët e të gjitha partive të votojnë. Albulena Haxhiu s’flet për kandidaturën e saj si kryeparlamentare: Opozita po më quan përçarëse Kandidatja e zgjedhur nga VV-ja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka pranuar të deklarohet sa i përket rizgjedhjes së saj për të kandiduar në këtë post. Para gazetarëve ajo tha se këtë po e bën pasi opozita po e quan përçarëse, transmeton Klankosova.tv. “S’po flas se opozita po me quajnë՞ përçarëse”, tha Haxhiu. Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën vazhduese sa i përket konstituimit të tij, gjë që po dështon tash e tri herë, për arsye se Haxhiu nuk po i merr votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetare e këtij institucioni. Kurti sërish nuk u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve Kryeminsitri në detyrë Albin Kurti sërish nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Kjo vjen pas vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që është duke dështuar që tri here zgjedhja e kryetarit të këtij institucioni. Ditë më parë, për shkak që kryeministri në detyrë injoronte gazetarët, këta të fundit edhe e bojkotuan. /klankosova.tv Çitaku: LVV-ja duhet të zhbllokojë situatën, jo PDK-ja Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se problemi është te LVV-ja, e jo te PDK-ja për zhbllokimin e situatës për kryetarin e Kuvendit. “Nuk është çështja a ka ndryshuar qëndrim PDK, por a ka ndryshuar qëndrim nga LVV. Ata duhet të zhbllokojnë situatën”, deklaroi Çitaku Limaj: Qëndrimi ynë është siç ka qenë Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim për votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. “Qëndrimi dhe votimi ynë është siç ka qenë herët e kaluara”, tha Limaj. Haradinaj: S’ka ndryshim, as në kandidaturë e as në qëndrim të partive të opozitës Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk pret që do të ketë ndryshime as në vazhdimin e 6 të seancës konstituive. “Me sa kam informata, nuk ka ndryshim as në kandidaturë e as në qëndrim të partive të opozitës. Besoj se kjo e sqaron”, deklaroi ai. Zemaj thotë se nëse VV-ja do të kishte qasje më të mirë, partitë politike do të ishin më ndryshe Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj pak para nisjes së seancës për konstituimin e Kuvendit, ka thënë para mediave që partia e tij vazhdon të vazhdojë të mbajë qëndrim rreth mosvotimit të Albulena Haxhiut si kryeparlamentare. I njëjti, thotë se kjo vjen pasi qytetarët kanë vendosur që asnjë parti të mos formojë e vetme institucionet, transmeton Klankosova.tv. “Duhet të respektohet vullneti i qytetarëve të Kosovës, vullneti i qytetarëve të Kosovës ëstë që asnjë parti nuk e ka maksimumin për të krijuar vet institucionet e Republikës së Kosovës, andaj komfromsoj po të ishin sjellë komfrom këtij vullneti, atëherë sigurisht që qasja e partive tjera të përfaqësuara në Kuvend do të ishte më ndryshe. Ne jemi konsistent në atë që kemi deklaruar qysh në fillim, atë konsitenc po e mbajmë me gjykim dhe veprim, por edhe me vullnetin e elektoratit tonë”, tha Zemaj.