KPM, Klan Kosovës: 30 ditë afat për plotësimin e të dhënave si biznes (VIDEO) NULL NULL 14.06.2023 21:18 14.06.2023 21:18 15:34 – Kusari pas takimit të KPM-së: Sot ishte ditë e mirë për lirinë e medias Komisioni i Pavarur për Media (KPM), në mbledhjen e sotme, ka marrë një vendim që të gjitha mediat të plotësojnë dokumentet e nevojshme që kërkohen nga ky komision. Ky vendim erdhi pas vendimit të MINT-it ndaj Klan Kosovës për pezullim të certifikatës së biznesit. Klan Kosovës ndërkaq iu dha afat 30 ditë që ta plotësojë dokumentacionin e nevojshëm. E Flutura Kusari, juriste për të drejtën e mediave, ditën e sotme e ka quajtur ditë të mirë për lirinë e medias. Ajo përgëzoi edhe Jeton Mehmetin, kryesuesin e KPM-së, për “udhëheqje fantastike të takimit”. Madje, ajo tha se edhe fjalimi nga kryesuesi ishte shume profesional. “Mediat duhet të përgatisin dokumentacionin e duhur për të ofruar transparencë dhe informacione rreth pronësisë”, ka thënë Kusari. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 15:04 – Organizatat anëtare të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut e quajnë shqetësues vendimin e MINT-it për Klanin Organizatat anëtare të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut (HRN) kanë reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke e quajtur shqetësues. Këtë vendim HRN-ja e kanë konsideruar si shkelje të drejtpërdrejtë të lirisë së shprehjes dhe medias. “Rrjeti i të Drejtave të Njeriut e konsideron këtë vendim si shkelje të drejtëpërdrejtë të lirisë së shpehjes dhe medias. Republika e Kosovës është një shtet demokratik me një Kushtetutë qq garanton të drejtat dhe liritë e njeriut, përfshirë atë të lirisë së shprehjes dhe të shtypit të lirë. Pezullimi i licencës së Klan Kosovës pa proces të rregullt ligjor dhe bazuar në dyshime të pabazuara ligjërisht, krijon një precedent të rrezikshëm antidemokratik dhe shtyp të drejtat themelore siç është liria e shprehjes”, thuhet në deklaratë. 14:45 – KPM, Klan Kosovës: 30 ditë afat për plotësimin e të dhënave si biznes (VIDEO) Komisioni i Pavarur i Mediave i ka dhënë Klan Kosovës 30 ditë afat për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konfrom rregullores për ofruesit e shërbimeve mediale. Ky rekomandim u votua pro nga të gjithë anëtarët e bordit të Komisionit të pavarur të mediave. Ndërsa, sipas rekomandimit të Zyrës Ligjore të KPM-së, në rast të dështimit për të vepruar në pajtim me rregullorën, atëherë Klan Kosova do të përballet me sanksione. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 14:32 – KPM-ja me dy propozime për Klan Kosovën (VIDEO) Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, ka thënë se zyra ligjore e KPM-së ka dhënë dy rekomandime për sa i përket vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Mehmeti tha se dispozita e parë është Klan Kosova, në afat prej 30 ditëve obligohet ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës. “Duke marrë parasysh faktin se vendimi për pezullimin e certifkatës së biznesit Klan Kosova, vë në dilemë ligjshmërinë e regjistrimit të këtij biznesi, nga zyra ligjore e KPM-së kemi një rekomandim i cili ka dy dispozita”. “E para, obligohet ofruesi i shërbimit medial, Klan Kosova, që në afat prej 30 ditësh nga pranimi i këtij vendimi ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konform rregullores për ofruesit e shërbimeve mediale të KPM-së të vitit 2021”. “Dy, dështimi për të vepruar në pajtim me rregulloren për ofruesit e shërbimeve mediale, brenda afatit të përcaktuar do të rezultojë me masa sanksionuese të përcaktuara me nenin 30 të ligjit të KPM-së”, tha Mehmeti, njofton Klankosova.tv Tutje, ai hapi këtë çështje për diskutim në mes anëtarëve të bordit të KPM-së, diskutim i cili po vazhdon aktualisht. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 14:19 – Pikë e parë e diskutimit në KPM, rasti i Klan Kosovës Pika e parë e rendit të ditës së mbledhjes së KPM-së është tërheqja e licencës së biznesit të kompanisë Klan Kosova. Në këtë agjendë janë larguar pikat 4, 5 dhe 6 të cilat ishin për procedurat e emërimit të kryeshefit ekzekutiv. Të gjithë anëtarët votuan pro këtij ndryshimi të agjendës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 14:15 – Rashiti: Çka dhe kujt po i pengon Klani dhe mediat? Drejtor Ekzekutiv i Grupit të Kërkimit të Politikave në Ballkan, Naim Rashiti, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Ai ka shtruar pyetjen se çka dhe kujt po i pengon Klani dhe mediat. “A e ka ftu ARBK-ja për ndonjë pyetje, sqarim Klan Kosovën? Ndonjë takim? Ndonjë shkresë drejtuar subjektit në fjalë? Apo ka pritë ndonjë moment me iu versul. Çka dhe kujt po i pengon Klani dhe mediat. Me gjasë duhet me ia fillu me hulumtu mirë e thellë”, ka shkruar ai. 13:43 – Rasti “Klan Kosova”, reagon edhe ambasadori i Francës Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Guerot ka shpërndarë shkrimin e Bashkimit Evropian, ku shprehen shqetësimin e tyre për një vendim të tillë të MINT-it. “Bashkimi Evropian po monitoron nga afër zhvillimet. Vëmendja është e përqendruar veçanërisht në ndikimin e mundshëm në lirinë e medias. BE mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit në Kosovë”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 12:56 – Musliu-Shoshi: Klan Kosova është mediumi i cili në vazhdimësi ka mbrojtë vlerat demokratike Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke thënë se qëllimi i kësaj qeverie është që në çdo mënyrë të provojë të na ndal të drejtën e informimit. Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook tha se Klan Kosova është mediumi i cili në vazhdimësi ka mbrojtë vlerat demokratike. “Qëllimi i kësaj qeverie është që në çdo mënyrë të provojë të na ndal të drejtën e informimit, të drejtën e fjalës e debatit, besa edhe të drejtën e menyrës se si e shprehim mendimin. Këtë mendësi asnjë pushtet në botën demokratike nuk e lejon. Si shoqëri e vend demokratik nuk do të lejojmë as ne”. “Klan Kosova është mediumi i cili në vazhdimësi ka mbrojtë këto vlera demokratike, gjithmonë duke qene i paanëshëm në informim të drejtë e të saktë. Përgjegjësi do të kërkohet edhe nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave – KPM, si organ i pavarur e që ka filluar të kapet nga pushteti”, ka shkruar deputetja. 12:54 – KMDLNj për rastin e Klanit: KPM-ja të veprojë në përputhje me ligjin e të mos ndikohet politikisht Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullimin e certifikatës së biznesit të kompanisë Klan Kosova. Në reagimin dërguar mediave, ky këshill thotë se MINT-i, me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe në një atmosferë të territ informativ mori vendim që t’i heqë certifikatën e biznesit televizionit KlanKosova “me një arsyetim të paqëndrueshëm dhe të pambështetur në ligj që nënkupton legalizimin e përndjekjes, fillimisht të KlanKosova e pastaj edhe mediave tjera”. Ky vendim, thotë KMDLNj, u kundërshtua fuqishëm nga mediat tjera, “hiç këtu mediat e afërta me qeverinë sikur edhe shoqëria civile që ka krijuar raport klientelist me qeverinë”. “Është e vërtetë se qeveria nuk mund të mbyllë asnjë medium përveç rasteve kur kemi shkelje të rënda ligjore dhe kur mediumi mbyllet me vendim të gjykatës. Në anën tjetër është një Komision i Pavarur i Mediave që ka mandat dhe përgjegjësi të vendosë rregull në fushëveprimin e mediave dhe se ka kapacitet ligjor edhe të mbyllë media që bien në kundërshtim me ligjin. Në rrethana normale ky Komision nuk mund të fajësohet për mbyllje të mediave nëse ky veprim është në përputhje me ligjin. Në rrethana të përpjekjeve për ushtrim ndikimi në këtë Komision nga politika dhe qeveria, pashmangshëm se një vendim i tillë duhet të kundërshtohet si i dyshimtë dhe i imponuar”, thotë KMDLNj në reagim. Më tej, ky këshill thotë se liria e fjalës, liria e informimit dhe puna e papenguar e mediave janë vlera universale demokratike që ndërtohen mbi një themel të fuqishëm, mbi themelin e respektimit të të drejtave të njeriut në të gjitha vendet me një demokraci të përparuar dhe të konsoliduar si edhe të atyre demokracive që bëjnë përpjekje të fuqizohen përmes këtyre të drejtave. Publiku, thotë Këshilli, ka nevojë të informohet drejtë, në mënyrë objektive dhe profesionale për zhvillimet që përbëjnë interes për publikun ndërsa mediat janë përçuesi kryesor që ua siguron këto informata, në përputhje me mandatin dhe kodeksin profesional të vet medias. “Lufta e shpallur dhe e pashpallur kundër mediave asnjëherë nuk ka qenë e shëndetshme për asnjë qeveri, gjithmonë qeveritë kanë qenë palë të humbura. Madje, edhe në raste të mediave të dyshimta. KMDLNj fuqishëm përkrah lirinë e fjalës dhe pavarësinë e mediave, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut pa të cilat asnjë demokraci nuk do të kishte kuptim. Në këtë kontekst kërkon nga Komisioni i Pavarur i Mediave që të mos ndikohet nga politika në marrje të një vendimi që dëmton lirinë e informimit dhe pavarësinë e mediave në përgjithësi kurse, në rastin konkret të Klan Kosoivës, në veçanti. KMDLNj vlerëson se vendimi i MINT–it për heqje të licencës ndaj Klan Kosovës, me këtë shpejtësi dhe në rrethana të mjegulluara ligjore, është një sinjal që edhe KPM të veprojë si MINT e që do të përbënte ndërhyrje flagrante në fushën e informimit duke e rrezikuar, edhe lirinë e fjalës si dhe pavarësinë e mediave”, është shprehur Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Këshilli në fund u ka bërë thirrje gjitha mediave që t’i përmbahen mandatit për një informim profesional, të drejtë dhe të pakorruptuar profesionalisht e që do të ishte garanti më i mirë se po e bëjnë punën mirë dhe se meritojnë të përkrahen. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 12:48 – Thaçi: Në betejën mes pushtetit dhe medias gjithmonë duhet të jemi në anën e medias Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Ai është shprehur se në betejën mes pushtetit dhe medias gjithmonë duhet të jemi në anën e medias, përcjell Klankosova.tv. “Në betejën mes pushtetit dhe medias gjithmonë duhet të jemi në anën e medias (derisa të ketë vendim të plotfuqishëm të gjykatës), sepse arbitrariteti dhe fuqia (bashkë me mundësinë e përdorimit apo keqpërdorimit të tyre) është në dorën e pushtetit – jo në dorën e medias. Prandaj, me Klan Kosovën”, ka shkruar ai. 12:47 – Memli Krasniqi i kërkon qeverisë ta tërheqë vendimin ndaj Klan Kosovës Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke thënë se ky veprim është kundër fjalës së lirë dhe kundër parimeve të demokracisë. Krasniqi tha se vetëm sistemet autokratike dhe totalitare kanë tendenca për t’i mbyllur mediat e pavarura. “Sot, më shumë se kurdoherë, Kosova ka nevojë për media të lira, të pavarura dhe të pandikuara. Kërkoj nga Qeveria që t’a tërheqë mbrapa menjëherë vendimin e saj dhe ta heqë këtë njollë që e ka vënë mbi shtetin dhe shoqërinë tonë”, tha Krasniqi, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai përgëzoi televizionet dhe mediat në vend, të cilat qysh nga marrja e vendimit nga ana e qeverisë, kanë shprehur solidarizimin e plotë me Klan Kosovën. 12:17 – Katër organizata botërore për liri të medias, bashkë reagojnë për rastin e Klan Kosovës Qendra Evropiane për Liri të Shtypit (ECPMF), bashkë me tri organizata tjera për lirinë e medias, IPI, EFJ dhe IFJ, kanë reaguar në lidhje me situatën e krijuar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. “Organizatat e nënshkruara ndërkombëtare për lirinë e medias dhe gazetarët shprehin sot alarmin për masën e paprecedentë të autoriteteve të Kosovës për të pezulluar certifikatën e biznesit të transmetuesit kryesor televiziv privat, Klan Kosova, dhe për të ngritur kallëzime penale kundër përfaqësuesve të tij”. “Veprimet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë janë jashtëzakonisht serioze dhe paraqesin rrezik serioz për ushtrimin e lirisë së mediave në Kosovë. Kjo është hera e parë në historinë e vendit që certifikata e biznesit të një transmetuesi pezullohet në një mënyrë të tillë. Tërheqja e certifikatës së biznesit, e cila mund të çojë në heqjen e licencës së transmetimit, është një masë shumë ekstreme dhe duhet të merret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe në përputhje të plotë me shtetin ligjor”. “Organizatat tona janë të shqetësuara se urdhri për pezullimin e certifikatës është arbitrar dhe nuk është marrë mbi një bazë të qëndrueshme ligjore. Njoftimi është bërë pa paralajmërim paraprak, procedura e përdorur për të justifikuar pezullimin nuk duket të jetë e zbatueshme në legjislacionin përkatës kombëtar dhe Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve nuk ka kompetencë për të pezulluar në mënyrë të njëanshme një certifikatë”. “Më tej theksojmë me shqetësim se ky akt i presionit të dukshëm politik ndaj një stacioni televiziv të madh nga Lëvizja Vetëvendosje minon progresin e Kosovës në lirinë e mediave në vitet e fundit, gjë që organizatat tona e vunë re së bashku pas një misioni të fundit ndërkombëtar në vend në nëntor 2022”. “Më 14 qershor, Ministria thirri përfaqësuesin e kompanisë mëmë të Klan Kosova për një takim të paspecifikuar gjatë të cilit ministrja informoi se certifikata e biznesit të stacionit do të pezullohej. Gjithashtu u zbulua se në Departamentin e Krimeve të Rënda ishte nisur një kallëzim penal ndaj televizionit dhe personave brenda strukturës së tij pronësore. Arsyetimi i masës së pezullimit përfshin adresën me të cilën pronari i kompanisë mëmë të Klan Kosova, KGO Media Investments Holding, kishte regjistruar bizneset e tij”. “Pas vlerësimit të kujdesshëm të këtyre zhvillimeve, ne nuk besojmë se arsyetimi për pezullimin e certifikatës ka baza të mjaftueshme ligjore. Përkundrazi, ndajmë qëndrimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) se ky veprim i Ministrisë paraqet një përpjekje shqetësuese për të ushtruar presion politik ndaj Klan Kosovës dhe pronarëve të saj. Ne shprehim solidaritetin tonë me redaksinë e kanalit dhe gazetarët gjatë kësaj periudhe pasigurie”. “Tani për tani, kanali televiziv dhe radioja mbeten në transmetim dhe faqja e saj e lajmeve vazhdon të funksionojë. Nëse certifikata e biznesit do të tërhiqej zyrtarisht pas një urdhri gjykate, licenca e saj e transmetimit do të revokohej dhe do të detyrohej të pushonte së funksionuari. Klan Kosova e kritikoi ashpër masën dhe po përgatitet për ankesë, e cila do ta shtynte masën deri në njoftimin e dytë. Mediumi tha se po përgatiste gjithashtu përgjigje të mëtejshme ligjore”. “Më vonë sot, më 16 qershor, Komisioni i Pavarur për Media (KPM), i cili mbikëqyr mediat transmetuese të vendit, do të mblidhet për të diskutuar këtë çështje. Nisur nga pikëpyetjet serioze lidhur me ligjshmërinë dhe procedurën e vendimit, organizatat tona bëjnë thirrje që çdo vendim lidhur me Klan Kosovën të shtyhet deri në zbardhjen e situatës dhe kryerjen e një vlerësimi të plotë ligjor”. “Tutje, ne gjithashtu i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe ministres Hajdari që të sigurojnë që pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës të anulohet menjëherë dhe të ndërpriten të gjitha format e presionit ndaj mediave – politike, administrative dhe rregullatorë”. “Organizatat tona do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër këtë situatë dhe do t’i përgjigjen zhvillimeve të mëtejshme. Ne vazhdojmë të mbështesim ushtrimin e papenguar të lirive gazetareske në Kosovë”. Organizatat nënshkruese: International Press Institute (IPI) European Federation of Journalists (EFJ) International Federation of Journalists (IFJ) European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF) 12:07 – Flaka Surroi: KPM-ja sot s’duhet ta marrë asnjë vendim ekzekutiv në lidhje me Klan Kosovën Drejtoresha dhe pronarja e KTV-së, Flaka Surroi, ka reaguar për vendimin e MINT-it për pezullimin e certifikatës së punës për Klan Kosovën. Surroi tha se në mbledhjen e sotme të KPM-së nuk duhet të merret asnjë vendim ekzekutiv në lidhje me Klanin, përderisa sipas saj, nuk përfundon në formë të plotfuqishme çështja administrative në ARBK. “Komisioni i Pavarur i Mediave sot ballafaqohet me një problem të madh, të cilin me vite e ka keqmenaxhuar – çështjen e pronësisë së mediumeve të licencuara”, tha Surroi, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 11:25 – Rasti Klan Kosova, Abbott: Institucionet të kenë shumë kujdes me masat Pas reagimit të Ambasadës amerikane, asaj gjermane, por edhe të zyrës së BE-së në Kosovë nga misionet diplomatike, reagim erdhi edhe nga ambasada britanike për rastin e MINT-it kundër Klan Kosovës. Ambasadori Nicholas Abbott tha se po e vëren shqetësimin e shoqërisë civile për këtë rast, ndërsa kërkoi nga institucionet që të mendojnë me shumë kujdes masat e mëtejme ndaj këtij rasti. “Po e ndjek me vëmendje rastin e Klan Kosovës dhe vërej se vendimi për licencën e biznesit të saj është ende objekt ankimimi. Vërej shqetësimin e përhapur në shoqërinë civile dhe kërkoj nga institucionet përkatëse që të mendojnë me shumë kujdes për çdo masë të mëtejshme si pasojë e kësaj, dhe të marrin parasysh implikimet më të gjera për lirinë e mediave në Kosovë”, theksoi Abbott. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 11:13 – BE e shqetësuar për rastin e Klan Kosovës: Po i monitorojmë nga afër zhvillimet Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Në reagimin e BE-së thuhet se janë të shqetësuar dhe se po i monitorojnë nga afër zhvillimet, përcjell Klankosova.tv. “Të shqetësuar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Bashkimi Evropian po monitoron nga afër zhvillimet. Vëmendja është e përqendruar veçanërisht në ndikimin e mundshëm në lirinë e medias. BE mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre. 10:11 – Oda Amerikane, e shqetësuar me vendimin arbitrar të MINT-it për Klan Kosovën Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës për pezullimin e certifikatës së regjistrimit të biznesit të televizionit Klan Kosova. Ky vendim, sipas OEA-së, jo vetëm që shkel dispozitat e Ligjit për Shoqëritë Tregtare por dërgon një mesazh shqetësues për komunitetin e biznesit dhe investitorët potencialë. “Si përfaqësues të komunitetit të biznesit amerikan në Kosovë, ne besojmë fuqishëm në respektimin e parimeve të praktikave të drejta dhe transparente të biznesit, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të bizneseve që operojnë brenda vendit. Pezullimi arbitrar i certifikatës së regjistrimit të biznesit të Klan Kosovës ngre shqetësime për stabilitetin dhe parashikueshmërinë e mjedisit të biznesit në Kosovë. Veprime të tilla gërryejnë besimin e komunitetit të biznesit, si vendor ashtu edhe ndërkombëtar, dhe dekurajojnë investimet. Vendimi bie ndesh me parimet e Ligjit për Shoqëritë Tregtare, i cili synon të krijojë një mjedis të favorshëm për bizneset për të lulëzuar, kontribuar në ekonomi dhe për të krijuar mundësi punësimi”, ka thënë Oda Ekonomike Amerikane në reagimin dërguar mediave. Ky vendim, sipas OEA-së, nxjerr në pah nevojën për një gjyqësor të pavarur dhe procedura transparente ligjore. Vendimi i Ministrisë për të pezulluar certifikatën “pa arsyetimin e duhur ose pa një proces të rregullt ligjor cenon sundimin e ligjit”. “Është thelbësore që çështjet ligjore, si pezullimi i certifikatave të regjistrimit të biznesit, të trajtohen përmes proceseve të drejta dhe transparente, duke siguruar që bizneset të kenë mundësinë të mbrojnë interesat e tyre dhe të trajtojnë çdo shqetësim në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme”, thotë më tej Oda Amerikane. Po ashtu, thotë OEA, pezullimi i certifikatës së regjistrimit të biznesit të Klan Kosovës ka implikime më të gjera për lirinë e mediave dhe mbrojtjen e pavarësisë së gazetarisë. “Mediat luajnë një rol kritik në promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe demokracisë. Çdo veprim që kufizon funksionimin e organizatave mediatike i minon këto parime dhe ngre shqetësime për gjendjen e lirisë së shtypit në Kosovë. Vendimi krijon një precedent shqetësues dhe mund të pengojë mediat e tjera të raportojnë lirisht dhe objektivisht”. Në përfundim, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të rishqyrtojë vendimin e saj për pezullimin e certifikatës së regjistrimit të biznesit të televizionit Klan Kosova. “Respektimi i parimeve të Ligjit për Shoqëritë Tregtare dhe sigurimi i një mjedisi biznesi transparent dhe të parashikueshëm janë jetike për nxitjen e rritjes ekonomike dhe tërheqjen e investimeve. Për më tepër, ruajtja e lirisë së medias dhe promovimi i pavarësisë gazetareske janë thelbësore për një demokraci të qëndrueshme. Ne i bëjmë thirrje Ministrisë që ta korrigjojë këtë situatë, të rikthejë besimin në komunitetin e biznesit dhe të riafirmojë përkushtimin e saj për respektimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të bizneseve në Kosovë”, ka përfunduar Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 10:08 – Ambasada gjermane për vendimin e MINT ndaj Klan Kosovës: I papritur, do ta ndjekim nga afër Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Rohde tha se pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është krejt i papritur. “Ndajmë shqetësimet e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Rrjetit Global për Mediat e Pavarura dhe të tjerave për pezullimin e papritur të licencës së biznesit të Klan Kosovës dhe do ta ndjekim nga afër”, tha Rohde, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se procedurat në vazhdim duhet të jenë të drejta dhe të mos kërcënojnë rritjen mbresëlënëse të Kosovës në renditjen e fundit globale për lirinë e medias. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 10:02 – Ambasada Amerikane: Po e përcjellim nga afër natyrën e papritur të vendimit për Klan Kosovën Ambasada Amerikanë në Prishtinë thotë se është në dijeni dhe po e përcjell nga afër çështjen e pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Në një përgjigje për gazetën online “Reporteri.net”, një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka thënë se e kanë vënë re natyrën e papritur të vendimit të MINT-it. “Ne jemi në dijeni të vendimit dhe po e ndjekim nga afër këtë çështje. Ne e kemi vënë re natyrën e papritur të vendimit, dhe gjithashtu faktin se revokimi i çfarëdo licencës së cilësdo media është hap domethënës që kërkon shqyrtim rigoroz”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane për gazetën online Reporteri.net. “Siç e kemi thënë vazhdimisht, media e lirë dhe e pavarur është thelbësore për demokracitë e forta dhe elastike”, përfundon përgjigja e Ambasadës dhënë ekskluzivisht për gazetën online Reporteri.net. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 09:29 – OEK apelon për ligjshmëri në rastin Klan Kosova Kanë vazhduar reagimet edhe në ditën e tretë kundër vendimit të MINT-it për çështjen e pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës. Përmes një komunikate për media, OEK-ja vlerëson se ky vendim nuk është në përputhje me procedurën administrative gjegjëse prandaj kërkon që vendimi të rishikohet. “OEK është e shqetësuar edhe më tepër me implikimet që sjell ky vendim, sidomos me mundësinë që të mbyllet Klan Kosova si medium. Klan Kosova është ndër mediat që ka bërë më së shumti për promovimin e bizneseve vendore, prandaj çdo cenim i medias Klan Kosova është edhe cenim i promovimit të prodhimeve kosovare. Për më tepër OEK është e shqetësuar edhe me implikimet që një vendim i tillë, pa respektuar proceduarat administrative, do të ketë në imazhin e Kosovës si vend që tenton të tërheq investime të huaja”, thuhet në reagimin e OEK-së. Prandaj, “OEK-ja apelon për vendimmarrje të drejtë, të bazuar në procedurat e ligjet gjegjëse si dhe respektim të të drejtave të bizneseve por edhe për pacenueshmëri të lirisë së shprehjes”. Kujtojmë se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të mërkurën publikoi një vendim përmes së cilit thuhej se Klan Kosova i pezullohet certifikata e biznesit. Ndaj këtij veprimi të qeverisë ka pasur reagime të shumta, si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë vendit, duke e dënuar dhe cilësuar veprimin e Qeverisë si tentim për frikësim të mediave. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 00:07/16.06 – Halimi: Vendimi ndaj Klan Kosovës, e dëmton procesin për pranim në Këshillin e Evropës Isuf Halimi, nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ka thënë se ju kanë shkruar mbi 300 eurodeputetëve mbi vendimin e Ministrisë së Tregtisë për Klan Kosovën. Ai ka thënë se në bisedat që kanë zhvilluar sot me zyrtarë të MINT, e kanë kuptuar se vendimi për pezullim të licencës është marrë një muaj më parë. Ky vendim që sapo është marrë është kundër të drejtave të njeriut dhe lirive fondamentale demokratike, do ta pengojë Kosovën në rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. “Vendimi e dëmton procesin e Kosovës në Këshill të Evropës. Kosova nuk ka koordinim me politikat BE. Do ta lajmërojmë edhe Parlamentin Evropian”, ka thënë Halimi, i cili intervistën për Edicionin Special e kishte nisur duke u solidarizuar me Klan Kosovën, duke vënë ngjitës mbi gojë. 23:53 – Qerkini: Vendimi i MINT-it për Klan Kosovën është jashtë sensit logjik dhe juridik (VIDEO) Avokati Artan Qerkini, në Rubikon të Klan Kosova, ka thënë se vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për t’ia pezulluar certifikatën e biznesit Klan Kosovës, është jashtë sensit logjik dhe juridik. “Vërtetë është jashtë sensit logjik dhe juridik ky vendim ngase ju mund ta shihni edhe prej pjesës arsyetuese kualiteti i një vendimi shihet nga pjesa arsyetuese. Ju i keni 5-6 rreshta arsyetim për një vendim kaq të rëndësishëm”, deklaroi Qerkini. Ai thotë se rruga ligjore është dhënë vet në vendimin, të cilin e quan “shumë kontrovers” sepse thotë që aty është dhënë një udhëzim juridik për ankesë që i bie se brenda afatit ligjor duhet të parashtrohet ankesa, dhe nëse parashtrohet ankesa, ky vendim për pezullim nuk është i formës së prerë. “Pra, ankesa e pengon që ai vendim të bëhet i ekzekuteshëm, mirëpo sa i përket vet vendimit, asnjë dispozitë ligjore e Ligjit për Shoqëritë Tregtare nuk e autorizon drejtorin e përgjithshëm të ARBK-së të nxjerrë vendim për pezullimin e licencës, sepse baza ligjore të cilës i referohet në hyrje të këtij vendimi është totalisht kundërthënëse me vet përmbajtjen e vendimit. Sa i përket biznese, një biznes mund të shuhet me iniciativën e pronarëve, pastaj mund të jetë biznes pasiv nëse për vite nuk deklaron në ATK, deklaron me zero, dhe ai shkon me automatizëm në biznes pasiv. Mirëpo kjo procedurë nuk njihet. Ekzistojnë raste kur një akt administrativ mund të anulohet nga organi që e ka nxjerrë apo nga organi mbikëqyrës, mirëpo akti administrativ, jo certifikata sepse certifikata nuk është akt administrativ, për me qenë një akt administrativ duhet me pas një hyrje, një dispozitiv, një arsyetim dhe një udhëzim për mjet juridik. Certifikata këto nuk i ka. Kështu që nuk mund të përdoret në procedura për revokimin e një akti administrativ. Është shumë e çuditshme”, theksoi ai. Tutje, avokati Qerkini tha se është vështirë të kategorizohet ky veprim i MINT-it, ngase, thotë ai, “një vendim apo veprim administrativ është i fuqishëm aq sa organi që e nxjerrë mund ta arsyetojë duke iu referuar kushtetutës dhe ligjit”. “Nëse ju e merrni vendimin e shihni se referenca është krejt e gabuar. Thuhet çështje paraprake. Por, çka është çështja paraprake? Çështja paraprake është një çështje e cila mund të zgjidhet nga një organ tjetër, apo nga organi që e zhvillon procedurën dhe që ndikon në epilogun final të çështjes administrative. Për shembull, nëse dikush aplikon për një pozitë për të cilën duhet me pas shtetësinë e Kosovës, çështja paraprake është shtetësia e Kosovës dhe mund të vendoset në këtë procedurë apo në procedurën atje pranë MPB-së. Kjo çështja paraprake unë nuk e di se çka është kjo… procedura administrative zhvillohet gjatë fazës së regjistrimit të biznesit”, tha Qerkini. Ai tha se KPM-ja minimalisht duhet të presë që ky vendim të bëhet i formës së prerë. “Nëse vendimi e ka një vendim juridik për ankesë, e ankesa e pengon që një vendim të bëhet i formës së prerë, atëherë ata minimalisht duhet të presin që ky vendim të bëhet i formës së prerë pasi që Klan Kosova ta shfrytëzojë të drejtën për ankesë sipas udhëzimit në Komisionin e Ankesave pranë MINT-it. Afati është 30 ditë. Pastaj, sa i përket procedurave ligjore, nëse Klan Kosova është e pakënaqur me vendimin e organit të shkallës së dytë, mund të iniciojë konflikt administrativ në gjykatën Themelore në Prishtinë apo meqenëse është biznes tani në Gjykatën Komerciale, dhe të kërkojë shtyrje të ekzekutimit të vendimit. Të gjitha këto procedura duhet të zbatohen në mënyrë që KPM-ja të vihet në lëvizje ngase ata potencialisht mund të thonë se një prej kushteve për regjistrim është certifikata e biznesit, e nëse ajo është hequr atëherë po mungon një kusht ligjor, potencialisht. Mirëpo, duhet të presin të gjitha procedurat gjyqësore”, u shpreh avokati Artan Qerkini. Ai tha se absolutisht kjo nuk është çështje për trajtim nga KPM-ja. /Klankosova.tv 23:28 – Rexha: Vendimi i MINT-it politik, mesazh frikësues për mediat tjera Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka kritikuar ashpër vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ndaj Klan Kosovës, gjegjësisht për pezullimin e certifikatës së biznesit në ARBK. Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ai tha se vendimi është politik. “Është vendim brutal, i paprecedent, i dënueshëm dhe në fund të ditës, siç e kemi thënë, absolutisht politik. Në fakt edhe ky gabimi që doli që i janë referuar gabimisht Ligjit, tregon se vendimi është përgatitur tash e një kohë dhe është marrë për të pasur efekt politik”. “Kjo çfarë ka ndodhur dje me Klan Kosovën është vetëm kulmi i vështirësimit të klimës të të bërit gazetari dhe funksionimit të mediave në dy vitet e fundit. Qeveria Kurti dhe partia politike në pushtet, kanë qenë të angazhuara aktivisht për t’i denigruar gazetarët dhe mediat për t’i prezantuar ato që punojnë kundër interesave kombëtare të Kosovës. Është një mesazh frikësues edhe për mediat tjera si precedent, pra nëse procedura shkon tutje kundër Klan Kosovës, dhe ne në asnjë moment nuk prisnim që në Kosovë në vitin 2023 të kishim një intencë të tillë nga një qeveri në pushtet që të provojë të mbyllë një media ose të shkaktojë një tjetër dëm, sepse dëmi tashmë është shkaktuar”, deklaroi Rexha. Ndër të tjera, ai tha se vendimi i Qeverisë i ka nxitur komentuesit online që të sulmojnë gazetarët e Klan Kosovës. “Komentet që i shoh, shtytja që ky vendim i qeverisë ka dhënë tek njerëzit për të sulmuar gazetarët e Klan Kosovës, online po flasim, pra në secilin postim të gazetarëve të Klan Kosovës ka komente pa fund, ka vendosje të flamujve të Serbisë, me idenë që e krijoi Qeveria që Klan Kosova punon për interesa të Serbisë. Kjo është absolutisht e rrezikshme, dhe ne menjëherë kemi alarmuar edhe prezencën ndërkombëtare në Kosovë, edhe organizatat tona partnere”. Kreu i AGK-së tha se veç Federatës Evropiane të Gazetarëve, nesër do të ketë reagime edhe nga organizata që vijnë nga kontinente tjera, e organizata këto partnere të AGK-së për lirinë e medias. “Federata Evropiane e Gazetarëve, që përfaqëson gazetarët e të gjithë Evropës, ka pasur një reagim të fuqishëm, por nesër do të ketë reagime edhe nga kontinente tjera, në fakt nga organizata partnere të AGK-së për lirinë e medias, për të denoncuar në mënyrën më të ashpër këtë veprim të qeverisë së Kosovës”, theksoi Xhemajl Rexha. 23:21 – Kajtazi: Rasti ndaj Klan Kosovës nuk është juridik, është politik Opinionisti Vehbi Kajtazi ka thënë se Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk mundet që ta arsyetojë vendimin për tërheqjen e licencës së biznesit ndaj Klan Kosovës. “Rasti është politik, nuk është rast juridik. Le të dalë ministrja ta arsyetojë, por nuk ka në çka e bazon. Rasti është politik dhe si i tillë duhet të trajtohet”, është shprehur Kajtazi në Rubikon. Ai ka theksuar se pushteti aktual është duke provuar që të gjejë “armiq”. “Ata thonë ‘nuk po na lejojnë t’i shpërndajmë idetë tona, punën tonë’”. 22:20 – Pacolli: Nismëtarët e idesë së mbylljes së një mediumi duhet të përgjigjen moralisht dhe ligjërisht Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Klan Kosova dhe të gjitha mediat e tjera në vend nuk duhet të shqetësohen kurrë se një ditë dikush do të zgjohet dhe do t’i mbyllë. “Ne mbrojmë median tonë, lirinë tonë. Askush nuk është perfekt, të gjithë mund të gabojnë dhe ka dënime për gabime, por ato nuk mund të mbyllen. Unë pres një zgjidhje pozitive dhe se një kërcënim i tillë nuk do të ndodhë më kurrë në një Kosovë demokratike”, ka shkruar Pacolli. “Shpresoj që nismëtarët e idesë së mbylljes së një mediumi të provuar do të përgjigjen moralisht dhe ligjërisht”. Deputeti Pacolli ka vazhduar duke thënë se problemi në Kosovë nuk është media, por papjekuria e qeverisë aktuale. 21:11 – Abdixhiku: Jemi të shqetësuar me sulmin e paprecedent të regjimit totalitar ndaj Klan Kosovës (VIDEO) Kryetari i LDK-së, Lumir Abdxhiku, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka bërë një sulm të paprecedent ndaj Klan Kosovës me publikimin e vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të gjithë qytetarët, mediat dhe shoqëria civile duhet të bashkëndjejnë dhe të reagojnë për mediumin Klan Kosova. “Një temë e rëndësishme është sulmi i paprecedentë ndaj medias suaj dhe ndaj fjalës së lirë. Më lejoni të shpreh solidaritetin e plotë timin, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të anëtarësisë sonë në mbështetje të plotë ndaj mediumit tuaj. Dhe të shpreh jo vetëm shqetësimin, por edhe refuzimin e plotë të akteve te asaj që e quaj regjim totalitar”. “Pra më nuk mund t’i referohem kësaj qeverie si qeveri demokratike, por si një regjim totalitar. Një regjim që sulmon fjalën e lirë, që sulmon në mënyrë të paprecedentë në historinë e Kosovës, një medium kosovar për një çështje procedurale dhe që dëshiron të japë një mesazh frike për secilin që beson në fjalën e lirë dhe në vet vlerën fundamentale të Republikës së Kosovës”. “Unë dhe LDK i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve patriotë në Kosovë, intelektualëve të këtij vendi, shoqërisë civile, të gjitha mediave në Kosovë që të solidarizohen tani në betejën e juaj sepse në këtë përballje nuk bëhet fjalë për një medium, bëhet fjalë për tendencën e një regjimi totalitar kundër fjalës së lirë”, ka thënë Abdixhiku. 21:04 – Çështja “Klan Kosova”, KPM-ja vendos nesër Kryetari i Komisionit të Pavarur i Mediave, Jeton Mehmeti, ka thënë që në mbledhjen e tyre është dikutuar çështja e Klan Kosovës, dhe se nesër do të merret vendimi. Gazetari i Klan Kosovës, Drin Demiri, ka raportuar se Mehmeti u ka thënë që edhe qëndrimin e tij për këtë çështje do ta bëjë publik nesër në mbledhje. KPM-ja ishte mbledhur nga ora 18:00, edhe pas përfundimit zyrtar të punës, dhe ishte e ditur që ky takim kishte ishte vetëm konsultativ. Kujtojmë që dje u bë e ditur që Ministria e Industrisë ia ka pezulluar certifikatën e biznesit Klan Kosovës. 18:07 – Rasti i Klan Kosovës, Kica-Xhelili: Nëse nga KPM bien pre e pushtetit, të dorëhiqen Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kërkuar që anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Media të japin dorëheqje nëse bien pre e presionit të qeverisë për Klan Kosovën. Ajo ka thënë se Klan Kosova është mediumi i cili bëri që bota të kthej sytë nga Kosova kur duhej më së shumti. “Në qoftë se Qeveria ka arritur t’ju bind që ta shikoni Klan Kosova-n vetëm si medium me një pronar shqiptar me pasaportë serbe në Maqedoni, atëherë ju jeni bashkëfajtorë në mbështetjen e një mendësie për zhdukjen e të cilit të parët tanë dhanë jetë, e bota ktheu sytë nga ne”. “Klan Kosova është e mbushur me gazetarë të guximshëm që e kanë kundërshtuar pikërisht atë lloj regjimi kur nuk kishin pseudopatriotë Facebook-u për t’i mbështetur. E në qoftë se dëshmohet çfarëdo veprimi nga Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM si rezultat i presionit të pushtetit, atëherë ata anëtarë duhet të shkarkohen”, ka thënë Kica-Xhelili. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 18:00 – Halimi: Nuk u mjaftoi kapja e RTK-së, tash edhe frikësimi i mediave deri në mbylljen e tyre Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë që një pushtet që u vihet pas mediave, shkon drejt diktaturës. Halimi e akuzoi qeverinë për kapje të Radiotelevizionit të Kosovës, dhe për synime të frikësimit të mediave të tjera deri në mbylljen e tyre. “Një pushtet politik që ia mësynë mediave është në rrugën drejt diktaturës”, ka shkruar Halimi. “Kapja e RTK-së si servis publik nuk i mjaftoi, tani synimi i këtij pushteti është frikësimi i mediave e në një fazë tjetër edhe mbyllja e tyre”. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 17:54 – Kjo është letra që Klan Kosova ua dërgoi KPM-së dhe ambasadave të Quint-it pas vendimit të MINT-it Barlet Imami, Drejtor Ekzekutiv i “Klan Kosova” Sh.p.k., u ka dërguar një letër anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) si dhe ambasadave të vendeve të Quint-it të akredituara në Kosovë pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Në letrën dërguar të sipërpërmendurve, Imami thotë se Vendimi i MINT-it nuk ka bazë ligjore dhe ngërthen në vete shkelje esenciale të procedurës administrative. Si rrjedhojë, Imami thotë se “Klan Kosova do të ushtrojë të drejtën e saj të ankimimit brenda afatit prej 30 ditësh në përputhje me këshillën juridike, ku si pasojë e shfrytëzimit të kësaj të drejte bazuar në nenin 47, paragrafi 6 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare Nr. 06/L -016, citojmë si në vijim “6. Për të gjitha çështjet lidhur me ankesat administrative që nuk janë të rregulluara në këtë ligj, aplikohen dispozitat përkatëse të ligjit në fuqi për procedurën administrative.”, si dhe nenit 130, paragrafi 1, i Ligjit për Procedurën Administrative, citojmë si në vijim “1. Përveçse kur parashikohet ndryshe me ligj, parashtrimi i një ankese pezullon, sipas fuqisë së ligjit, prodhimin e pasojave juridike të aktit administrativ, deri në njoftimin e vendimit që zgjidh ankesën”, automatikisht pezullon ekzekutimin e vendimit të MINT”. “Rrjedhimisht, bazuar më lartë kërkojmë me respekt nga ana e KPM-së që të pezullojë ndërmarrjen e çfarëdo veprimi ndaj Klan Kosova, deri në gjykimin meritor të kësaj çështjeje. Në të kundërtën çdo veprim i ndërmarrë nga ana e KPM-së do të ishte i kundërligjshëm dhe i parakohshëm dhe do të obligonte Klan Kosovën që të ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë kundrejt një veprimi jo të drejtë dhe jo ligjor dhe mbi të gjitha do të ishte keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ka thënë Drejtor Barlet Imami, Drejtor Ekzekutiv i “Klan Kosova” Sh.p.k.. Për më tepër, Imami thekson faktin që “Ligji për Procedurën Administrative e njeh pezullimin e vendimeve vetëm për procedurën administrative në zhvillim e sipër, ndërsa në këtë rast nuk kemi një çështje të tillë”. “Tutje, nga një lexim i kombinuar i dispozitave ligjore të Ligjit për Procedurën Administrative, saktësisht neni 55 dhe 77 par.2, na drejton tek konstatimi se edhe në rastet kur një akt administrativ konsiderohet i kundërligjshëm mirëpo është dobiprurës, mund të shfuqizohet vetëm nëse shfuqizimi është i domosdoshëm për të parandaluar një dëmtim serioz të jetës dhe shëndetit të njerëzve apo sigurisë publike, e që në rastin konkret vendimi për regjistrimin e biznesit të Klan Kosova shpk, nuk ka cenuar asnjë nga të mirat e lartcekura”, ka potencuar Drejtori Ekzekutiv i “Klan Kosova” sh.p.k., Barlet Imami. Në fund, Imami ka thënë se beson fuqishëm “që KPM-ja do të ruajë rolin e saj mbi kompetencat e Ligjit për KPM i cili ia përcakton, si dhe do të mbrojë lirinë e medias dhe do të përkrahë të licencuarit e saj nga të gjitha veprimet jo të drejta”. 17:00 – Qeveria po i bën presion KPM-së ta mbyllë Klan Kosovën sonte Qeveria e Kosovës është duke i bërë presion drejtuesve të Komisionit të Pavarur për Medie për ta marrë një vendim të shpejtë rreth mbylljes së televizionit Klan Kosova. Madje, siç mëson Klan Kosova është caktuar edhe një takim “konsultativ” për sot në orën 18 me temën bosht, gjetjen e hapave për ta mbyllur televizionin numër një në vend. Duke mësuar për këtë zhvillim, Klan Kosova i bën thirrje KPM-së ta ruajë profesionalizimin e vetë dhe autonominë që e ka të garantuar me kushtetutë dhe të mos i nënshtrohet agjendave politike të pushtetit. 16:38 – MINT-i e korrigjon vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), Pranvera Prestreshi, ka korrigjuar vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Prestreshi ka korrigjuar Ligjin në të cilin është thirrur për marrjen e vendimit për pezullimin e certifikatës, ku në vendimin e parë është cituar ligji “Nr. 06/L-116”, ndërsa pas korrigjimit, është cituar ligji “Nr. 06/L – 016 për Shoqëritë Tregtare”. Në vendimin e djeshëm për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, MINT-i është thirrur në Ligjin “Nr. 06/L-116”, i cili është plotësim dhe ndryshim i ligjit “Nr. 05/L-090” për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe jo në ligjin për Shoqëritë Tregtare. Kujtojmë se dje, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Ky vendim është pasuar me reagime të ashpra nga të gjitha mediat në Kosovë, shoqëria civile e nga organet ndërkombëtare, duke e vlerësuar si ndërhyrje në liri të mediave. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 15:32 – Pranvera Prestreshi e ARBK-së rrezikon 5 vjet burgim për vendim joligjor Klan Kosova është duke u bërë gati të inicojë kallzim penal ndaj zëvendës drejtoreshës së ARBK-së, Pranvera Prestreshi, për nxjerrjen e vendimi të kundërligjshëm për suspendimin e licencës biznesore të mediumit Klan Kosova. Vepra për të cilat pritet të ngarkohet ajo, parashohin dënimin deri në 5 vjet burgim, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 14:57 – Zëdhënësi i AAK-së për vendimin e MINT-it për Klan Kosovën: Tentativë për të diktuar mjetet informuese Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova. Xhemaili në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këto veprime janë rrugë që çojnë në autokraci dhe u shpreh se kjo është tentativë për të diktuar mjetet informuese. “Heqja e licensës së një mediumi, tentativa për të diktuar mjetet informuese, çmenduria e të sulmuarit ndaj kujtdo që mendon ndryshe, janë rrugë që çojnë në autokraci e që shoqëria jonë nuk do ta lejojë”. “Është bërë rrugë e gjatë deri tek demokracia, shumë e gjatë e me sakrifica pafund. “Mund të mos pajtohem me atë se çfarë thua, por do të luftoj deri në vdekje për të drejtën tënde që ta thuash atë”, ka shkruar ai. 14:48 – Nitaj për vendimin ndaj Klan Kosovës: Luftën me media e nisin veç ata që kanë probleme serioze Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka komentuar vendimin e Qeverisë për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës. Nitaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kur nis luftën me media, nënkupton se ke problem serioz.”Kur e fillon luftën me media, kjo dmth se e ke një problem serioz. Lajmi se i hiqet licenca një televizioni, ndër më të mirët në vend, është lajm i keq. S’ka më të keq hiç. Ose përpjekja për t’i poshtëruar gazetarët kur ata bëjnë pyetje super profesionale, siç ishte rasti me gazetaren e Nacionalës, tregon sa i acaruar je me ato media që nuk i bien violinës sate”, ka shkruar Nitaj në Facebook, transmeton Klankosova.tv. Nitaj ka folur edhe për mënyrën se si Kurti i është qasur sot gazetarëve në konferencë shtypi. “Mënyra e formulimit të pyetjeve, edhe mund t’i turbullojë përgjigjet, por jo deri në atë masë sa të harrosh se zemërimi dhe mllefi, janë e zeza e të zotit”. “Kjo dmth se nuk e ke kuptuar se nuk ka pyetje të keqe, por ka përgjigje të keqe, siç ishte përgjigja “mos m’hajdeni këtu me pyetje të Serbisë”! Arabët thonë, nese hesht e ke humbur të drejtën për të jetuar! Prandaj mos hiqni dorë nga jeta!”, ka përfunduar ai. 14:45 – Rozeta Hajdari flet rreth pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës Të mërkurën Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për pezullimin e certifikatës së biznesit të mediumit Klan Kosova. Ministrja Rozeta Hajdari ka dhënë sot detaje për vendimin e marrë. “Arsyeja se pse është pezulluar çertifikata e biznesit, vendimi që është marrë dje. Që të jemi të qartë edhe njëherë se dokumentacioni me adresë Gjakovë/Serbi dhe aq më tepër Pejë/Serbi është veprim shumë i rëndë para ligjit, para Kushtetutës dhe është e papërgjegjshme kjo situatë. Dhe për këtë arsye ne e kemi proceduar për hetime”, tha ajo. “Por, siç e dini ARBK e trajton rastin e kompamisë vetëm si biznes, çështjet e mediave si të tillë trajtohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe as ne e as qeveria as nuk hap e as nuk mbyll media”, theksoi Hajdari. “Detyrë e çdo zyrtari publik është që ta mbrojë Republikën e Kosovës duke filluar nga emri zyrtar i saj. Dhe duhet ta keni parasysh se për këtë nuk kam kompromis. Më vjen keq që kjo ka ndodhur me një biznes që ushtron veprimtari të informimit publik dhe e bën edhe më të rëndë”, tha e para e MINT-it. 14:34 – Klan Kosova: Fjala e lirë dhe liria e shprehjes janë përmbi qeverisjet Dje Qeveria e Kosovës filloi sulmin e paprecedentë ndaj fjalës së lirë dhe me këtë edhe sulmin ndaj mediave të lira e që nuk janë nën kontroll të saj. Jo rastësisht sulmi filloi ndaj mediumit më të madh në Republikën e Kosovës, TV Klan Kosova. Klan Kosova thekson mes tjerash në një reagim të radhës rreth vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës se Qeveria me këtë veprim është duke keqpërdorur mekanizmat e shtetit për ta mbytur fjalën e lirë, lirinë e shprehjes dhe mediat e pavarura. “Këtë, kjo Qeveri, po e bën me vendime që nuk i përkasin një sistemi demokratik. Në emër të ligjit e Kushtetutës, po ndërmarrin veprime që janë në kundërshtim me të dyja, e për më keq edhe kundër parimeve të demokracisë”. LIVE| Vazhdojnë reagimet pas vendimit të MINT-it ndaj Klan Kosovës “Klan Kosova ka ndërmarrë menjëherë masat dhe veprimet që të njoftoj gjitha institucionet e shtetit, ambasadat e akredituara në Kosovë, organizatat ndërkombëtare të mediave dhe lirisë së shprehjes dhe të njëjtit që nga mbrëmë pa ndalur kanë dal në përkrahje të fjalës së lirë, pavarësisë së mediave e kundër këtij vendimi arbitrar dhe kërcënues”. “Fjala e lirë dhe liria e shprehjes janë përmbi qeverisjet. Ato nuk mund t’i cenojnë as politikanët e as partitë që i duan mediat platforma të tyre. Këtë s’do ta pranojmë kurrë e kjo asnjëherë s’do të ndodhë. Klan Kosova është e Kosovës e Kosova s’është e një individi e as e një pushteti. Do të vazhdojmë përpara. Edhe më fuqishëm. Pa u trembur asnjëherë”, thuhet, mes tjerash në reagim. 14:46 – Politikani gjerman: Situata në veri ka nevojë për shtensionim – liria e medias të ruhet pa kushte Politikani gjerman, Peter Beyer, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit, teksa reagoi edhe për pezullimin e licencës së biznesit ndaj Klan Kosovës nga MINT-i. Ai tha se situata po vazhdon të përshkallëzohet dhe po vazhdon të mbetet ende e paqartë. “Ka nevojë për depërshkallëzim të menjëhershëm. Liria e shtypit, e medias dhe shprehjes së lirë duhet të ruhet dhe mbështetet pa kushte”, tha Beyerm, transmeton Klankosova.tv. Ai, këtë mbështetje të lirisë së mediave e kërkoi nga KFOR-i, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasada e ShBA-së në Kosovë dhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë. 14:10 – Kusari: Kurti do të duhej menjëherë ta anulonte vendimin e MINT-it ndaj Klanit (VIDEO) Këshilltarja e lartë ligjore e Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të duhej ta anulonte vendimin e MINT-it ndaj Klanit. Sipas Kusarit, në këtë mënyrë Kurti do ta ndërpriste përkeqësimin e shpejt të lirisë se mediave, teksa tha se edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajadari, do të duhej të jepte përgjegjësi për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës. “Një lloj përgjegjësie që shkon kështu pas mediave, ose në të kundërten, e ky është një shembull që vendoset edhe për ministrat tjerë”. “Pra, ministrat që janë të ndërlidhur me tatime, me licenca të tjera, normalisht që do ta shohin këtë ministre, do ta shohin reagimin e Kurtit dhe pastaj do ta krijojnë përshtypjen se qenka në rregull t’i përdorin procedurat e tyre, autoritetin kundër mediave”, tha Kusari, njofton Klankosova.tv. Tutje, ajo tha se Kurti është me rëndësi të pyetet rreth vendimit ndaj Klan Kosovës nga të gjithë gazetarët. “Unë në emër të Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias do të sigurohemi që t’i informojmë të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare për atë se cka i ka ndodhur Klan Kosovës”, tha Kusari, njofton Klankosova.tv. 14:00 – “Vendim i pabazuar në ligj”, Rrjeti Global i Mediave të Pavarura reagon ndaj qeverisë Rrjeti i Global i Mediave të Pavarura ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova. Në reagim shprehet shqetësimi për këtë vendim, të cilin e quajti jo proporcional. “Potencial dhe i pabazuar në ligj”, thuhet në reagim. Pezullimin nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ky rrjet e sheh si një lëvizje të paprecedentë dhe alarmante. _________________________________________________________________________________________________ 13:44 – Zemaj: Dje Qeveria ia mësyu mbylljes së një mediumi të pavarur, është skandal në vete Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, para deputetëve në kuvend ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova. Ai tha se qeveria ia ka mësyrë mbylljes së një mediumi të pavarur, që siç u shpreh ai, është skandal në vete “Dje Qeveria ia mësyu mbylljes së një mediumi të pavarur, që është skandal në vete. Minon të arriturat e deritanishme për lirinë e medias, fjalës së lirë dhe demokracisë në vend.Kush e kishte menduar që 24 vjet pas luftës, pas çlirimit dhe një rruge jo të lehtë për avansim të demokracisë dhe fjalës së lirë, vjen një qeveri e cila synon të shëndrrojë mediat në shërbim të pushtetit”, tha Zemaj. Ai tha se duhet t’i mbajnë duart larg nga mediat dhe të mos kërcënojnë me mbyllje, përcjell Klankosova.tv. “Larg duart nga mediat, nuk ka nevojë të kërcënoni me mbyllje dhe të kërkoni të kontrollohen nga pushteti ose komitetlinjët e pushtetit të tyre. Mediat duhet të jenë në krye misionin e tyre që e kanë mirëinformimin e qytetarëve dhe informimin e drejtë dhe profesional të qytetarëve të vendit. Ndalojeni këtë qasje, kthejuni realitetit dhe punoni për të mirën e përgjithshme të vendit, jo për të mirën e vetëm këtij pushteti”, u shpreh tutje Zemaj. 13:36 – Instituti i Medias: Kurti ta pezullojë vendimin ndaj Klan Kosovës, procedura nuk ekziston sipas legjilacionit kombëtar Instituti i Medias Kosovë, ka reaguar mbi vendimin e MINT-it ndaj biznesit të Klan Kosovës, duke e cilësuar hap mbrapa i lirisë së medies dhe një tentim i ndalimit të punës së medieve në vend. Në njoftimin e lëshuar, ky institut thotë madje se procedura e pezullimit të certifikatave të biznesit nuk ekziston sipas legjislacionit kombëtar. ”Instituti i Medias Kosovë konsideron se pezullimi i certifikatës së biznesit të Televizionit “KLAN KOSOVA” nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, është një hap mbrapa i lirisë së medies dhe një tentim i ndalimit të punës së medieve në vend. Ky rast është një paralajmërim se vetëm ato medie që janë në shërbim të qeverisë, nuk rrezikohen që të mbyllen. Procedura e pezullimit të certifikatave të biznesit nuk ekziston sipas legjislacionit kombëtar. Andaj, ftojmë MTI-në që sa më shpejt ta përmirësojë këtë gabim të pafalshëm sepse vendimi nuk ka arsyetim të duhur, është marrë nga departamenti i pakompetencë që është i thirrur për pezullimin e certifikatave të biznesit në vendin tonë. E ftojmë kryeministrit Albin Kurti që ta pezullojë vendim në fjalë dhe t’i inkurajojë mediet që t’i ushtrojnë detyrat e tyre duke mos u penguar nga askush, sepse pa liri të medieve nuk ka demokraci në vend. Po ashtu, ftojmë Komisionin e Pavarur për Medie që të mos ndërmarrë asnjë masë ndaj televizionit “Klan Kosova”, por ta lejojë punën fantastike që po e bënë ky televizion për informimin e drejtë të audiencës në Kosovë dhe më gjerë”. 13:36 – Kusari: Vendimi i MINT-it ndaj Klanit, test për KPM-në – nesër në mbledhje të gjithë të jenë prezent (VIDEO) Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka folur vendimin e qeverisë për pezullimin e licencës së biznesit ndaj Klan Kosovës. Ajo tha se Kosova është dalluar në rajon për liri të medias, pluralizëm dhe se ekzistenca e Klanit i ka kontribuar pluralizmit medial. Kusari tha se nesër nga ora 14:00 Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë një mbledhje ku do të diskutohet për këtë vendim të qeverisë, teksa i bëri thirrje të gjithë gazetarëve që të jenë prezent aty. “I ftoj të gjithë gazetarët që të shkojnë dhe ta përcjellin mediat këtë. I ftoj gazetarët që sot ta njoftojnë KPM-në sepse nganjëherë institucionet tona përdorin arsye procedurale për t’i mos i lejuar mediat. Është shumë me rëndësi që gazetarët ta përcjellin këtë sepse fati i Klan Kosovës është fati i të gjithë mediave në Kosovë”, tha Kusari, njofton Klankosova.tv. Tutje, ajo tha se ky vendim i qeverisë është një test për pavarësinë e KPM-së, teksa tha se KPM-ja s’ka asnjë bazë ligjore që të ndërmerr çfarëdo vendimi kundër Klan Kosovës. “Krejt çka mund të thonë ata nesër është se ata janë të njoftuar për procesin dhe do ta presin epilogun që me siguri do të jetë gjyqësor. Unë do të tronditesha nëse KPM-ja e bën qoftë edhe një hap që është në disfavor të Klan Kosovës. Do të ishte keqpërdorim i autorizimeve, mirëpo kam besim në kryetarin e KPM-së dhe jam e bindur se nuk do të ndodhë asgjë. Por, mediat duhet të jenë atje”, tha Kusari, njofton Klankosova.tv. 13:28 – Kusari për vendimin e MINT: Përpjekje për ta mbyllur Klanin – mesazh për krejt mediat tjera Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka folur rreth vendimit të qeverisë për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës. Kusari tha se ky vendim është ndërhyrje flagrante në lirinë e shprehjes dhe lirisë së medies. “I bashkangjitem reagimit të AGK-së, se është e paprecedentë në historinë e re të Kosovës të kemi një qeveri, siç është Qeveria Kurti që të përpjekjet e t’i mbyll mediat. Është përpjekje për ta mbyllur Klan Kosovën dhe për t’i dërguar mesazh të tjerëve se ‘kjo është ajo çfarë pritet t’iu ndodh në të ardhmen’”, tha Kusari, njofton Klankosova.tv. Tutje, ajo tha se vendimi i qeverisë i lëshuar mbrëmë për pezullimin e licencës, është shumë i ngjashëm me vendimet që ajo i lexon rregullisht prej shteteve si Turqia, Rusia, Azerbejxhani, Hungari e Polonia. “Është vendim që ka bazë të gabuar ligjore. E përmend një procedurë që në fakt nuk ekziston. Tek ne, legjislacioni nuk e njeh pezullimin e certifikatës së biznesit si procedurë. Pra, është një dokument politik, jo vendim juridik, i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Kurti e Lëvizja Vetëvendosje, me qëllimin e vetëm, përpjekjen për ta mbyllur Klan Kosovën”, tha Kusari, njofton Klankosova.tv. 13:08 – Drejtori i ECMI për vendimin e qeverisë për Klan Kosovën: Hap i nxituar dhe i pakuptimtë Drejtori ekzekuiv i Qendrës Evropiane për Çështjen e Pakicave, ECMI, Adrian Zeqiri, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova. Ai është shprehur se ky është hap i jashtëzakonshëm i nxituar dhe i pakuptimtë i qeverisë. “Konfiskimi i licencës së një prej shtëpive më të mëdha mediatike në Kosovë, Klan Kosova, bazuar në një shkrim të dyshimtë nga një portal, është hap i jashtëzakonshëm i nxituar dhe i pakuptimtë i qeverisë”, shkroi ai. Zeqiri u shpreh se nëse do të kishte dyshime, siç tha ai, situata do të duhej të hetohej nga organet përkatëse. “Nëse do të kishte dyshime, situata do të duhej të hetohej nga organet përkatëse, të merreshin të gjitha të dhënat, të vendosej peshimi i argumenteve në gjykatë, dhe më pas nëse do të kishte nevoje të konfiskohej licenca”. “Por jo kështu, bazuar në një shkrim, i cili duket më shumë si përfundimi i një detektivi privat. Qeveria nuk duhet të reagojë në këtë mënyrë. Ky veprim do ti sjellë qeverisë së Kosovës denoncime nga të gjitha institucionet ndërkombëtare që merren me lirinë e shprehjes, të drejtat e gazetarëve dhe mediat e pavarura, si një shkelëse e këtyre të drejtave”, ka shkruar tutje ai. 12:50 Kelmendi: Kemi luftuar edhe në kohën e Millosheviqit ta ruajmë fjalën e lirë, mendimin e lirë Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj vendimit të MINT-it për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Kelmendi shprehet se s’ka asgjë shqetësuese sa i përket operimit të Klan Kosovës, duke specifikuar se puna e saj është publike, edhe me qasje kritike pavarësisht kush është në pushtet e kush në opozitë. Tutje njëherësh edhe drejtor i deritashëm i Klan Kosovës, përmend që breza gazetarësh luftan me çdo kusht edhe në kohën e Milosheviqit, edhe të luftës, edhe të UNMIK-ut e edhe të gjitha qeverive, për ta ruajtur lirinë e pavarësinë, fjalën dhe mendimin e lirë. Shqiptarët kanë derdhur edhe gjak për ta arritur lirinë. Breza gazetarësh kemi luftuar më çdo kusht edhe në kohën e Millosheviqit, edhe të luftës, edhe të UNMIK-ut e edhe të gjitha qeverive ta ruajmë lirinë e pavarësinë. Fjalën e lirë, mendimin e lirë. Pushtetet gjithnjë mund të gjejnë një pretekst për t’ia mbyllur gojën një gazetari, një medie. Sot thuhet paska qenë një pasaportë diçka, nesër një pyetje e gabuar në konferencë shtypi, pasnesër ngjyra e llogos së ndonjë televizioni. Një pushtet i cili synon ta heshtë median, fjalën e lirë, kap institucionet për ta çuar misionin deri në fund. Fillimisht me një portal spekulativ udhëhequr nga militantë partiakë, pastaj në organet rregulluese të medias me njerëz që i kanë instaluar aty. Por ne kemi menduar se jetojmë në demokraci. Se mbyllja e gojës së medias ndodh vetëm në vende si Rusia e Bjellorusia, Serbia e Koreja e Veriut, jo në Kosovën tonë, jo në popullin të cilit askush asnjëherë nuk ka mundur t’ia mbys idealin për të jetuar të lirë. E as që do ta mbys dikush, ndonjëherë. Ka ndodhur edhe një herë gjatë punës sime si gazetar që një pushtet të bëjë përpjekje për ta mbyllur një media. Ishte viti 1999. Kurse pushteti ishte ai i Milosheviqit. Edhe atëbotë ishte gjetur një pretekst. Dy shkrime të botuara, të cilat në fakt ishin përkthime nga agjencia serbe e lajmeve, Beta. Me këto Milosheviqi e çoi në gjyq “Kohën ditore” me synim mbylljen. Pastaj me 24 mars, forcat e tij hynë ne redaksi, e vranë rojën dhe shkatërruan gjithçka. Përkohësisht Milosheviqi e mbylli median, por pas disa javësh vazhduam punën në Tetovë dhe ja ku jemi edhe sot, të githë gazetarët, duke i dhënë profesionit më të mirën, por duke e bërë edhe Kosovën më median më të mirë në rajon. Kisha menduar se ajo kohë nuk do të kthehej asnjëherë më. Kisha menduar se liria kishte ardhur përfundimisht me 12 qershorin e 1999. Nga dje, kjo arritje e brezave është nën kërcënimin më serioz ndonjëherë. Në Kosovën që e pretenduam të lirë. 12:41 – Halimi për vendimi i qeverisë për Klan Kosovën: Arbitrar dhe meriton reagim gjithëshoqëror Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova. Ajo është shprehur se rasti i ndërhyrjes qeveritare në pavarësinë editoriale të Klan Kosovës, siç tha ajo, kinse për parregullsi në regjistrimin e biznesit, Halimi tha se është arbitrar dhe meriton reagim gjithëshoqëror. Halimi tutje u shpreh se Kosova meriton qeverisje të mirë dhe sipas saj, jo regjim. “Shqetësuese paraqitja arrogante e kryeministrit Albin Kurti në konferencën për medie. Asnjë strategji konkrete për kthimin e policëve të arrestuar nga Serbia, në shtëpitë e tyre. Akuza e retorika boshe. Koordinimi me aleatët e Kosovës është domosdoshmëri emergjente e jo leksione etike ndaj tyre. Megjithëse dëmi i shkaktuar shtetit tonë, në raport me partnerët është jashtëzakonisht i madh”. “Mllefi ndaj gazetarëve është i patolerueshëm, të cilët rrezikuan jetën e tyre për të raportuar drejt për gjendjen e krijuar në veri. Kjo qeveri çdo ditë është duke e rrezikuar shtetësinë e jetën e qytetarëve. Ndërsa, gabimet në qeverisje mësynë t’i kompensojë me frikësimin e mediave dhe izolimin e vendit. Rasti i ndërhyrjes qeveritare në pavarësinë editoriale të Klan Kosovës, kinse për parregullsi në regjistrimin e biznesit është arbitrar dhe meriton reagim gjithëshoqëror”. “Kosova meriton qeverisje të mirë, jo regjim! Për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova, ka reaguar edhe Sekretari Gjeneral i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i cili e ka cilësuar si një ditë zie për Kosovën, aktivizimin e shtetit në cenzurë ndaj Klan Kosovës”, ka shkruar ajo. 12:35 – Çitaku për pezullimin e licencës ndaj Klanit: Fushatë e ndyrë – kjo mendësi nuk kalon Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës. Çitaku tha se këtij pezullimi i ka paraprirë një fushatë e ndyrë dhe dehumanizuese kundër gazetarëve. “Eksponentët e lartë të VV kanë demonizuar e akuzuar si tradhtarë secilin që nuk i është nënshtruar liderit të partisë”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ajo tha se ky është një model i rrezikshëm, i përzier me arrogancë, populizëm, injorancë e autoritarizëm, teksa shtoi se “kjo mendësi nuk kalon”. 12:34 – Maliqi, qeverisë: “Çele guri gojën” Analisti politik Agon Maliqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për pezullimin e cerifikatës së biznesit të mediumit Klan Kosova. Maliqi tha se po t’i pezullohej regjistrimi i biznesit KTV-së, partia në pushtet do të reagonte. “Paramendoje psh. me ia pas suspendu Thaçi regjistrimin e biznesit KTV-së qysh kishim bërtit krejt në kor “kapje kapje”. Tash, çele guri gojën!”, tha Maliqi. 12:32 – Veliu pas vendimit të MINT-it për Klan Kosovën: Mbyllni krejt, me rëndësi Martin Berishaj me qenë në liri Drejtori i portalit “Front Online”, Enis Veliu, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova. Ai këtë reagim e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook. “Mbyllni krejt, me rëndësi Martin Berishaj me qenë në liri”, ka shkruar ai. 12:22 – Parim Olluri: Në rastin e Klan Kosovës nuk po i luftojnë keqpërdorimet, por po i luftojnë mediat Drejtori i “Insajderit”, Parim Olluri ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova. Ai është shprehur se në rastin e Klan Kosovës nuk po i luftojnë keqpërdorimet, por, siç tha ai, po i luftojnë mediat “Që dy vjet publikohen të dhëna shokuese se si Martin Berishaj është i përfshirë në aferë korruptive rajonale. Që ka marrë para nga GEN Beograd. Nuk merret asnjë vendim kundër tij. Kush tymin e duhanit nuk ia prishë. Kjo dëshmon se në rastin e Klan Kosovës nuk po i luftojnë keqpërdorimet, por po i luftojnë mediat. Kanë për qëllim frikësimin e mediave. Ky është mesazh. Është agresion kundër mediave. Në mediat në raport me këto vendime qeveritare duhet të jemi “Vigjilente përherë, të frikësuar asnjëherë”, ka shkruar ai në Facebook. 12:20- Ahmeti: Sulmi ndaj Klan Kosovës tinëzar dhe i paskrupullt Drejtori në televizionin Kanal 10 Arben Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për pezullimin e cerifikatës së biznesit të mediumit Klan Kosova. Ahmeti aktin e qeverisë e ka quajtur “sulm tinëzar, i pashije dhe i paskrupullt”. “Mendësia e tillë, e bënë të domsodoshme koordinimin e njerëzve që duan mbrojtjen e fjalës së lirë”, tha Ahmeti. “Denigirimi, shantazhi dhe përpjekja për të njollosur secilën media dhe secilin gazetar është tendencë e dukshme dhe e kahershme e organizatës që aktualisht udhëheq qeverinë, theksoi ai. “Dikush e ka kuptuar me kohë, të tjerët po e kuptojnë tash. Dikush do ta kuptojë më vonë”, shtoi Ahmeti. 12:05 – Sinani: Liria e mediave më e rëndësishme se fati i një kryeministri Gazetari Resul Sinani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për pezullimin e cerifikatës së biznesit të mediumit Klan Kosova. Sinani tha se më i rëndësishëm është liria e mediave sesa fati i një kryeministri. “Kryeministrat janë kalimtarë, pavarësisht sa qëndrojnë në pushtet, sepse tek e fundit janë të vdekshëm, ndërsa liria e mediave është përmanente”, tha Sinani. Ai theksoi se presioni ndaj mediave nuk është thjesht procedural e teknik. ” Por, mbi të gjitha është aspekt konceptual, si ai e sheh dhe e cilëson median dhe LIRINË e saj. Prandaj, në çdo rast, duhet të rreshtohemi pas konceptit të LIRISË së medias! KLAN Kosova më shumë se një biznes i pronarit, është produkt i punës profesionale të gazetareve së tij!”, tha ai. 11:58 – Kabashi për vendimin e MINT-it për Klan Kosovën: Vetëm autokratët tentojnë të mbyllin media Drejtori i portalit “Reporteri”, Bekim Kabashi, ka reaguar ndaj vendimit të MINT-it për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se vetëm autokratët tentojnë të mbyllin media. “Një gjë është e ditun edhe e konfirmume botnisht. Vetëm autokratët tentojnë të mbyllin media. Pra vetëm tentojnë, sepse në këtë kohë nuk ka shanse t’i mbyllësh ato”, ka shkruar ai. 11:58 – Redaktorja e Albanian Post: Lirinë e dashninë që e mëson prej Klanit, të përcjellë çdo kund Redaktorja e Albanian Post dhe ish-punëtorja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova. Ahmeti tha se Klan Kosova është shembulli i patundur i fjalës së lirë. “Lirinë dhe dashninë që e merr/mëson prej Klanit t’përcjellë përjetë, çdoku e para çdokujt”, tha Ahmeti, transmeton Klankosova.tv. 11:56 – Gazetari Krasniqi pas pezullimit të lejes së biznesit nga qeveria për Klanin: Do të sjellë raporte të zeza Gazetari i televizionit KTV, Besnik Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova. Krasniqi tha se vendimi i qeverisë do të sjellë raporte të zeza për Kosovën, teksa shtoi se “do të na thejë rruzën në Arbitrazh”. “Përndryshe, pikë brenge nuk kam për lirinë e medias dhe as për demokracinë. Shpirti i kosovarit e ka dëshmuar se i zgjeron më shumë ato, sa herë që pushteti mësynë t’i ndrydhë”, tha Krasniqi, transmeton Klankosova.tv. 11:49 – Cakolli (KDI): Vendimi i MINT-it për Klan Kosovën, ka një mal huqjesh ligjore Eugen Cakolli nga KDI po vlerëson se vendimi i MINT-it, për pezullimin e licencës së biznesit të mediumit Klan Kosova, ka huqje të shumta ligjore. Për këtë, Cakolli ka renditur edhe detaje, në reagimin e tij ndaj kësaj mase të qeverisë. ”Vendimi i MINT-it, që përmes ARBK-së të pengojë punën e mediave, ka një mal huqjesh ligjore, si në interpretim ashtu edhe në referencim. Nga përpjekja për t’i dhënë më shumë peshë rastit, kallëzimin penal e inicion tek Departamenti për Krime të Rënda në kuadër të Policisë. E para, ajo është Drejtori në kuadër të një divizioni, e jo departament. Së dyti dhe më skandalozja, është që ajo drejtori nuk është përgjegjëse për hetimin e rasteve të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo atyre të autorizimeve ekonomike. Por, nejse, se kështu ndodhë kur së pari e ke vendimin, e pastaj tenton t’i shkruash disa nene, ligje e institucione, vetëm sa për të thënë që janë aty në vendim”. 11:47 – Arsim Lani për Klan Kosovën: Qëllimet e errëta nuk e ndalin kurrë shkëlqimin tënd Autori i emisionit “Frontal” në T7, Arsim Lani, ka reaguar ndaj vendimit për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës. Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin sociale, Facebook. “Qëllimet e errëta nuk e ndalin kurrë shkëlqimin tënd”, ka shkruar Lani. 11:28 – Qendra Evropiane për Lirinë e Medias i kërkon Kurtit ta revokojë vendimin për licencën e biznesit të Klan Kosovës Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (European Centre for Press and Media Freedom – ECPMF), po i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti, që ta tërheq vendimin e MINT, për pezullim të certifikatës së biznesit të mediumit, Klan Kosova. Në reagimin e tyre, ECPMF thotë se janë të alarmuar me këtë vendim të MINT-it, ndërsa qëndrojnë të mendimit se kjo po bëhet me qëllimin e mbylljes së mediumit, që synon të diktojë përmbajtjen editoriale të mediave. ”Jemi të alarmuar me vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit të medias private kombëtare Klan Kosova. Vendimi bazohet në faktin se një nga pronarët e kompanisë ka përdorur pasaportën e tij serbe për të regjistruar Klan Kosova në Maqedoninë e Veriut, gjë që çoi në dokumente që paraqesin qytetet e Kosovës si qytete serbe. Ato dokumente janë shfrytëzuar për hapjen e filialit të Klan Kosovës në Kosovë, gjë që nuk është e ndaluar me ligj dhe me asnjë procedurë. Vendimi i qeverisë, i analizuar nga ECPMF, i referohet bazës ligjore të gabuar dhe të parëndësishme, nuk ka arsyetim të duhur, është marrë nga dikasteri pa kompetencë për pezullimin e certifikatave të biznesit. Më tej, procedura e pezullimit të certifikatave të biznesit nuk ekziston sipas legjislacionit kombëtar. Ne besojmë se qëllimi i Ministrisë është mbyllja e Klan Kosovës dhe pajtohemi me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK se kjo është e paprecedentë në historinë e re të Kosovës dhe synon të diktojë përmbajtjen editoriale të mediave. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të revokojë këtë vendim dhe t’i japë fund të menjëhershëm përkeqësimit të shpejtë të lirisë së mediave në Kosovë, një vend që shquhej për pluralizëm dhe liri mediatike në rajon. Gjithashtu i bëjmë thirrje Komisionit të Pavarur për Media që të mos ndërmarrë asnjë masë ndaj Klan Kosovës në bazë të këtij vendimi arbitrar dhe të kundërligjshëm. Ky rast është një test për pavarësinë e anëtarëve të rinj të KPM-së. Ne do të ndjekim zhvillimet nga afër dhe do t’ju mbajmë të përditësuar”. 10:54 – Drejtori i T7: Vendimi i Qeverisë kundër Klan Kosovës, sinjal se po vijnë ditë edhe më të këqija për mediat e Kosovës Drejtori i T7, Leonard Kërquki ka reaguar ndaj vendimit për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës. Ai përmes një postimi në Facebook, tha se vendimi i Qeverisë kundër Klan Kosovës, është sinjal se po vijnë ditë edhe më të këqija për mediat e Kosovës. Ai shkroi se kjo nuk është një betejë vetëm e Klan Kosovës, por sipas tij, është betejë mes mediave të lira dhe pushtetit aktual. “Vendimi i Qeverisë kundër Klan Kosovës është sinjal se po vijnë ditë edhe më të këqija për mediat e Kosovës, nga një pushtet që po shndërrohet në pushtet represiv ndaj çdo zeri kritik. Gazetaret dhe mediat duhet të behën bashkë në mbrojtje të lirise dhe pavarësisë editoriale të tyre. Kjo nuk është betejë vetëm e Klan Kosovës, por është betejë mes mediave të lira dhe pushtetit aktual. Me Klan Kosovën, me mediat e lira – sot dhe gjjthmonë”, ka shkruar tutje Kërquki. 10:30 – AVONET e shqetësuar ndaj vendimit të MINT për Klan Kosovën Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET, ka shprehur shqetësimin dhe mbështetjen ndaj lirisë së shtypit dhe të medias së pavarur në rastin e pezullimit të certifikatës së biznesit, mediumit Klan Kosova. Liria e shtypit është thelbësore për demokracinë dhe transparencën në shoqëri, thuhet në reagimin e tyre. ”Mediat e pavarura kanë rolin e tyre të rëndësishëm në informimin e publikut dhe zbulimin e çështjeve të rëndësishme. Vendimi për pezullimin duhet të merret në përputhje me ligjet dhe institucionet kompetente për licencimin e mediave”. ”Në Kosovë, duhet të garantohet autonomia dhe pavarësia e medias nga ndërhyrjet politike. Autoritetet duhet të sigurojnë kushtet për lirinë e shtypit dhe të mbrojnë të drejtat e mediave. AVONET mbështet respektimin e ligjit dhe inkurajon përmirësimin e klimës për mediat në vendin tonë”, thuhet mes tjerash në deklaratën e tyre të lëshuar. ”AVONET kërkon që të ruhet pavarësia e Klan Kosovës dhe të sigurohet vazhdimi i punës së tyre të rëndësishme në informimin e publikut”. Liria e medias është një përparësi themelore në shoqëritë demokratike, thuhet nga AVONET. 09:03- Sejdiu: Mbyllni mendjen, mbyllni mediat, mbyllni gjyqet, shani miqtë – veç përpara Analisti politik Dardan Sejdiu, ka reaguar pas disa zhvillimeve të fundit në Kosovë. Sejdiu ka adresuar disa kritika në adresë të Qeverisë së Kosovës. Ai tha se dita e sotme është dita e parë ku vendi udhëhiqet nga “fëmijë të lazdruar”. “Mbyllni mendjen, mbyllni mediat, mbyllni gjyqet, shani miqtë, edhe veq përpara deri në përjetësi!”, tha Sejdiu. Ai theksoi se sot është dita e parë e “Republikës së tretë popullore të Kosovës”. “Mjesi nga Prishtina. Republika Popullore e Kosovës”, theksoi ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. 09:13 – Reagon drejtoresha e RTV 21: Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është i pamatur Drejtoresha e RTV 21, Afërdita Saraqini-Kelmendi ka thënë se pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është i pamatur karshi një televizioni shumëvjeçar, të etabluar e me programacion gjithpërfshirës. Ajo ka shkruar në Facebook se nuk mbyllet televizioni si dhe nuk mund të revokohet licenca e transmetimit nga ana e asnjë organi të qeverisë ngase siç ka shtuar ajo televizioni i jep përgjegjesi vetëm Komisionit të Pavarur për Media. “Televizioni si koncept është institucion! Dhe kur ke të bësh me një institucion, atëherë edhe hapat karshi tij nuk duhet të bëhen në mënyrë arbitrare! “ “Në hetime mund të dërgohen bartësit e regjistrimit e jo Televizioni , stafi e programi! Nuk mbyllet e ndalohet Televizioni! Nuk revokohet licenca e transmetimit nga ana e asnjë organi të qeverisë ngase Televizioni i jep përgjegjësi vetem KPM ( Komisionit të Pavarur të Mediave) !”. “Mund të ndalet puna e administratës, e pagesave deri në sqarimin e situatës, por jo e gazetarëve dhe transmetimit!. Deri sa KPM nuk ka gjetur ndonjë shkelje që ka të bëjë me transmetimet dhe programacionin kjo nuk mund të bëhet! “Prandaj të gjithë ata që mendojnë se është i kollajshëm rrënimi dhe mbyllja e një Televizioni shumëvjeëar e kanë gabim! “ Drejtuesja e televizionit 21 thekson mes tjerash se puna e televizionit Klan Kosova është publike dhe ka audiencën e vet dhe “nuk mund të vlerësohet nga shkrimet e kundërshtareve të FB ose të atyre qe nuk e duan pronarin!” “Pa hyrë më tutje ne argumentime të kota populiste vlerësoj se mënyra e veprimit është e rrezikshme për pavarësinë mediale të Kosoves! Spektri medial në Kosovë është shumëngjyrësh dhe këtu qëndron edhe fuqia mediale e Kosovës por edhe demokracia funksionale e një vendi”. “Nëse tentohet që të pushohet puna e një mediumi të madh, kjo dëshmon përpjekje të kontrollit të hapësirës mediale të Kosovës, me këtë edhe të fjalës e shprehjes së lirë! Cenimi i fjalës e shprehjes së lirë është fillimi i fundit të demokracisë së këtij vendi! “ “Zbatimi i politikës së këtillë karshi medias na bën t’ i ngjajmë Serbisë, e cila së fundi po vepron në të njëjtën mënyrë karshi dy- tri mediumeve të fundit të pavarura atje! “Së fundi, televizionet shumëvjeçare në Kosovë, janë pjesë e ndërtimit dhe ngritjes së kapaciteteve institucionale e shtetërore të Kosovës! Jane hisedar në ndërtimin e shtetit dhe i takojnë Kosovës. Jo politikanëve dhe vendimarrjes së tyre për t’ i mbyllur apo hapur ato kur ata duan! 00:53 – Zemaj: Vendimin e MINT-it për Klanin e ka shkruar një jurist i dobët (VIDEO) Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është keq i hartuar dhe i pabazë. Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ky veprim i institucioneve qeveritare është i dëmshëm për demokracinë e vendit, dhe funksionimin e mediave në vend. “Kur më ftuat në emision ju shkrova dhe ju thash më mirë të mos komunikoni me opozitën sepse sot e keni pezullimin e nesër do ta keni mbylljen, pak satirë kjo pjesë. Nuk do ta dëshironim një Kosovës të tillë, me këtë pushtet i cili tendencën e ka për të kapur dhe kontrolluar çdo gjë”. “E pash vendimin që e publikuat, është një vendim keq i hartuar, ka paragrafe që bien ndesh edhe me legjislacionin në fuqi, për mendimin tim është një jurist i dobët i cili ka mundur ta bëjë në letër, por më i dobët është ai që e ka shpërnda dhe e ka marrë në formë të vendimit”. “Sa e pash legjislacioni për shoqëritë tregtare nuk e njeh formë të pezullimit, thirrja në ligje të ndryshme ose në paragrafe të ndryshme nuk i bënë nder ministrisë por as edhe Kosovës. Kështu do ta shihja për çdo medium të pavarur në Kosovës, qoftë edhe televizioni publik”. “E kemi parë një sulm agresiv nga mandati i kësaj qeverie, nuk e di a do të shkojnë sipas qefeve të tyre, mendoj që është e dëmshme për demokracinë e brishtë të arritur vite e vite me radhë, por mbi të gjitha është ndërhyrje në punën etike të tuajën që e bëni ju të gjithë”, ka thënë Zemaj./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 23: 58 – Vendimi ndaj Klan Kosovës, drejtori i Informacionit: Një dashni që s’shuhet kurrë Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit ndaj mediumit për vendimin e MINT për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. “Një dashni që s’shuhet kurrë!”, kanë qenë fjalët e Sylës për çështjen në fjalë. Pos kësaj, ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook e ka shpërndarë edhe një fotografi të objektit të Klan Kosovës. Klan Kosova shpreh shqetësimin lidhur me njoftimin e orëve të pasdites të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se e njëjta ka iniciuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës, ndaj KLAN KOSOVA SHPK, si dhe se është marrë vendim për atë që e kanë quajtur “pezullim të certifikatës së biznesit”. Klan Kosova është njoftuar nga ministrja Rozeta Hajdari për këtë vendim rreth orës 18:00, kurse deri në këto çaste nuk ka marrë asnjë vendim zyrtar nga ministria. Klan Kosova asnjëherë deri më sot nuk ka pasur asnjë kontakt ose veprim nga ndonjë institucion i Republikës së Kosovës lidhur me çështjet për të cilat ministria ka ngritur dyshime./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 23:38 – Vendimi i MINT ndaj Klan Kosovës, Matoshi: Mediat kosovare ta bojkotojnë qeverinë Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi, ka kërkuar nga mediat kosovare që ta bojkotojnë qeverinë, pas vendimit të MINT për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se liria e medias është e panegociueshme. “Mediat kosovare për ta mbrojtur Klan Kosovën dhe veten nga ndërhyrjet arbitrare të Qeverisë, duhet ta bojkotojnë Qeverinë duke mos raportuar nga dhe për Qeverinë, përfshi mbledhjet e rregullta!”, ka shkruar Matoshi./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 23:31 – Kusari: Vendimi i ARBK-së për Klan Kosovën, vendim politik i mirëorkestruar nga Qeveria Vendimi i ARBK-se për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është vendim me bazë të gabuar ligjore, jashtë kompetencave të saj, arbitrar, pa justifikim të duhur dhe ka vetëm një qëllim – të ushtrojë kontroll totale në Klan Kosova dhe në mediat tjera. Kështu ka thënë juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, e cila ka theksuar se vendime të tilla “janë shumë të ngjashme me vendimet që i marrin autoritetet në Turqi, Poloni, Hungari, Greqi apo Bullgari kundër mediave”. “Vendimi i ARBK-së nuk është dokument juridik, është vendim politik i mirë-orekstruar nga kjo qeveri dhe do të ketë pasoja të tmerrshme për demokracinë e vendit tonë”, ka theksuar Kusari. Kujtojmë se MINT, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka marrë vendim për pezullim të certifikatës së biznesit të kompanisë Klan Kosova. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 23:05 – Panxha: Vendimi i MINT ndaj Klan Kosovës mbi baza të dyshimta Ekonomisti Astrit Panxha ka reaguar lidhur me njoftimin e orëve të pasdites të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se e njëjta ka iniciuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës, ndaj KLAN KOSOVA SHPK, si dhe se është marrë vendim për atë që e kanë quajtur “pezullim të certifikatës së biznesit”. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky vendim është mbi baza të dyshimta. “Do të thotë për këtë ministre mjafton që një portal të shkruan diçka edhe merr vendim arbitrarë pa pasur mandat për pezullim! Thjesht vetë police dhe vetë gjykatëse! “Kjo Ministre është për të ardhur keq, seriozisht! Vetëm nëse i shikoni tri postimet e fundit të kësaj ministre e kupton se kjo nuk ka lidhje as me tregti, as me investime as me ekonomi. Postimi i parë është për pezullim të licencës së një kompanie mbi baza të dyshimit. Postimi i dytë është për kidnapimin e tre policëve. Postimi i tretë është mbi ditën e çlirimit”, ka shkruar Panxha. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 22:54 – Avokati Arifi: Shqetësues ekzaltimi për revokim potencial të licencës së Klan Kosovës Avokati Qendrim Arifi, ka dhënë një sqarim në lidhje me vendimin e sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë (MINT) për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se MINT-i nuk mund të pezullojë licencën e Klan Kosovës, por vetëm certifikatën e biznesit. Sipas tij, licencën mund ta tërheq vetëm Komisioni i Pavarur i Mediave, institucion që edhe i lëshon licencat. “Lajmi për pezullim të licencës së Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk është i sakte dhe ligjërisht është i pamundur. Ministria, përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ka pezulluar certifikatën e biznesit. Licencën mund ta pezullojë apo revokojë vetëm institucioni që e ka dhënë atë, përkatësisht Komisioni i Pavarur për Media i Kosovës”, ka thënë Arifi, raporton Klankosova.tv. Në fund, ai u shpreh i befasuar me “ekzaltimin” për revokimin potencial të licencës së Klan Kosovës. “Përndryshe, ekzaltimi për një revokim potencial të një nga mediat kryesore në vend është më shumë se shqetësuese”, ka shkruar Arifi. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 22:53 – Fytyra publike në mbështetje të Klan Kosovës pas vendimit të MINT-it Pas vendimit të Ministrisë së Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht, Agjencisë për Regjistrim të Biznesve për pezullimin e certifikatës së biznesit të shoqërisë tregtare Klan Kosova, kanë reaguar edhe figura publike në përkrahje të Klan Kosovës. Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë që qeveria mund t’ia heqë licencën një biznesi por në asnjë mënyrë një transmetuesi publik. “Veq sa per informim, Komisioni i Pavarur për Medie mundet me ia marr licencën një Televizioni sipas procedurës dhe kushteve të përcaktuara në ligj, e në asnjë rrethanë qeveria apo një dikaster qeveritar nuk ka kapacitet ligjor e as të drejtë të pezullojë apo marr licencën e një transmetuesi televiziv. Qeveria mundet me pezullu ose me mbyll një biznes sipas ligjit, por assesi një transmetues publik”, ka thënë Miftaraj. Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, ka shprehur përkrahjen e saj për Klan Kosovën dhe median pas veprimit nga ARBK-ja. “U informova për vendimin e ARBK-së me ia pezullu Klan Kosovës certifikatën e biznesit. Jam duke i mbledhë faktet për me kuptu për çfarë bëhet fjalë”. “Ndërkohë, më lejoni të jem shumë e qarte: #MeKlanKosova #MeMediat #Gjithmone”, ka përfunduar ajo. Gazetari dhe pronari i mediumit “Nacionale”, Berat Buzhala e ka cilësuar këtë veprim si sulm politik ndaj Klan Kosovës. “Sulmi ndaj Klan Kosovës është politik. Është brutal. Është me tendenca të rrezikshme. Ministrja ka shkelë fëmijë me kerr, edhe sot e ki qaty, e këta e kanë marrë këtë vendim arbitrar me e mbyll një televizion në mënyrën më të dyshimtë të mundshme”, ka shkruar ai, për të vazhduar: “Qysh osht e mundun që Qeveria nuk e shkarkon Martin Berishajn, i cili ka kallëzim penal, që ka marrë pare nga Serbia? Qysh osht e mundun që nuk e shkarkon Donika Gërvallën, që gjithashtu osht në procedurë gjyqësore?” “Qysh osht e mundun që nguten me ia marrë licencën Klan Kosovës, për shkak të një kallëzimi penal, që këta e kanë bo vetë? Qysh? Shqiptarë, këta po dojnë me e vendose censurën, me na tutë neve, që mandej juve me jau servu propagandën”, ka përfunduar gazetari Buzhala. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 22:40 – KPM: Po e analizojmë rastin e pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga ARBK Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjegjësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve (ARBK) për të pezulluar certifikatën e biznesit të shoqërisë tregtare “Klan Kosova sh.p.k”. KPM-ja thotë se është vënë në dijeni për këtë rast, ndërsa shton se është duke e analizuar rastin “konform Ligjit për KPM-në dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me dhënien e licencës dhe vlerësimin e aplikacioneve për licencë”. “Rasti do të trajtohet në mbledhjen e KPM-së të premten më 16 qershor 2023”, ka thënë KPM-ja në njoftimin në Facebook. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 22:27 – Vendimi i MINT-it për Klan Kosovën, reagon zyrtari i AAK-së Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë (MINT) njoftoi gjatë orëve të pasdites përmes një komunikate për media se kompanisë Klan Kosovës i është pezulluar certifikata e biznesit. Ndaj këtij vendimi pati shumë reagime nga shoqëria civile, por edhe nga politika. Në një reagim në Facebook, zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj është çuditur me veprimin e MINT-it. “Po me TVKlanin ç’paten!? Kjo është shqetësuese”, ka shkruar Nitaj në profilin e tij në FB. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 22:21 – Deputetja Kodra: Kryeministër, larg duart nga mediat Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë (MINT) për t’ia pezulluar certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK. Në një reagim në Facebook, deputetja i drejtohet kryeministrit Albin Kurti, duke e falënderuar me ironi për heqjen e licencës për televizionin Klan Kosova. “I nderuar Kryeministër, Faleminderit që ia hoqët licencën Klan Kosovës. Kush ka nevojë për një televizion të paanshëm, me lajme kredibile dhe informuese?”, thotë ndër të tjera Deliu-Kodra. Shoqëria kosovare, thotë më tej me ironi deputetja, nuk ka nevojë për një medium i cili i bashkon dhe i informon qytetarët për gjithçka të rëndësishme në këtë vend – e posaçërisht për Qeverinë. “Jo – le t’i mbajmë të gjithë qytetarët në errësirë, posaçërisht për zhvillimet e fundit dhe fatin e Kosovës. Madje, ju inkurajoj që të vazhdoni me vendime të tilla edhe për mediat e tjera të pavarura e profesionale në vendin tonë. Le të jetojmë të gjithë në errësirë, injorancë e lumturi. Mendimi kritik e i pavarur është krejtësisht i panevojshëm kur ekziston mendimi i Qeverisë dhe Kryeministrit për gjithçka”. Shkrimin e saj, deputetja Deliu-Kodra e mbyll me: “Jo-sinqerisht, Blerta. P.S. Larg duart nga mediat. Me Klan Kosovën!”. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 21:59 – EFJ e cilëson akt të rëndë dhe turpërues të Kurtit dhe qeverisë vendimin e MINT për Klan Kosovën Akt jashtëzakonisht të rëndë po e vlerëson Federata Evropiane e Gazetarëve (European Federation of Journalists – EFJ), njoftimin e MINT-it, për pezullim të licencës së biznesit për transmetuesin Klan Kosova. Sekretari i kësaj federate, Ricardo Gutiérrez, ka thënë se me këtë vendim, Qeveria e Kosovës, ka shkelur standardet evropiane të lirisë së mediave. ”Turp për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij’’, shkruan ndër tjera në reagimin e tij Gutierrez. ”Kosova në zi… Tërheqja e licencës për media është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Sidomos kur flasim për transmetuesin kryesor privat të një vendi. Sot është një ditë e zezë për Kosovën: duke aktivizuar censurën shtetërore ndaj Klan Kosovës, qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së mediave. Ky akt arbitrar e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare që ia kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës. Më vjen keq për miqtë e mi kosovarë dhe shoqërinë civile kosovare. Ata nuk i meritojnë praktika të tilla. Solidariteti im shkon për demokratët kosovarë. Turp për varrmihësit e lirisë së shtypit dhe pluralizmit mediatik. Turp për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij”. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS AGK: Të shqetësuar me njoftimin e MINT për Klan Kosovën, ky rast do të denoncohet tek ndërkombëtarët Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke u munduar me përpjekje direkte për të diktuar dhe kontrolluar përmbajtjen mediale të Klan Kosovës. Në reagimin e AGK-së thuhet se janë thellësisht të tronditur me njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, përmes një vendimi të pargumentuar, pa specifikim të bazës ligjore dhe pa paralajmërim. “AGK-ja, e konsideron veprimin e qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si të paprecedentë në historinë e re të Kosovës, dhe përpjekje direkte për të diktuar dhe kontrolluar përmbajtjen mediale të Klan Kosovës”. “Në veçanti, ne jemi të shqetësuar me fatin e kolegëve tonë gazetarë, kameramanë dhe punëtore të tjerë të Klan Kosovës të cilët do të afektohen direkt negativisht nga ky vendim arbitrar”, thuhet në njoftim. Ndër tjera, AGK ka deklaruar se për këtë zhvillim ndaj Klan Kosovës do t’iu raportojnë mekanizmave ndërkombëtarë. “Konsiderojmë gjithashtu që ky vendim është marrë për të dërguar mesazh tek mediat tjera dhe është dëshmi e pakontestueshme që liria e medias dhe e shprehjes asnjëherë nuk ka qenë më në rrezik se sa aktualisht”. “AGK-ja, do të jetë në kontakt me organizatat partnere ndërkombëtare për lirinë e medias për të denoncuar këtë akt të Qeverisë”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv