Lituania e gatshme të kontribuojë me ushtarë për ruajtjen e paqes në Ukrainë NULL NULL 20.08.2025 20:35 20.08.2025 20:35 Presidenti i Lituanisë thotë se është i përgatitur të kontribuojë me trupa, si dhe me pajisje, për çdo mision paqeruajtës në Ukrainë. Gitanas Nauseda i tha transmetuesit TV3: “Jemi gati të kontribuojmë me aq trupa sa lejon parlamenti për ruajtjen e paqes, si dhe me pajisje ushtarake”. Pas samitit në Uashington, aleatët ukrainas dhe i ashtuquajturi koalicion i kombeve të gatshme po përpiqen të ruajnë vrullin mbi premtimet e Donald Trump për një garanci sigurie. Ata po përpiqen gjithashtu të përcaktojnë hollësitë mbi garanci të tilla dhe mënyrën se si do të funksionojnë ato. /Klankosova.tv