Lista Për Familje viziton një kompani kosovare, theksohet rëndësia e mbështetjes së prodhuesve vendor NULL NULL 30.01.2025 13:07 30.01.2025 13:07 Eman Rrahmani Liderët e Koalicionit Për Familje, Eman Rrahmani, Selim Pacolli dhe Ferid Agani, zhvilluan sot një vizitë zyrtare në kompani të njohur në Kosovë, njërën preh eksportuesve kryesor në vend. Gjatë vizitës, ata u pritën nga pronari i kompanisë, i cili i informoi mbi sukseset dhe planet e ardhshme të kompanisë, transmeton Klankosova.tv. “Kompanitë si kjo janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim industrinë vendore për të rritur eksportin dhe inovacionin”, theksoi Rrahmani. Në përfundim të vizitës, liderët dhe punëtorët u bashkuan në një drekë të përbashkët, ku diskutuan mbi rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve vendor dhe fuqizimin e brendit “Made in Kosova”. Ata riafirmuan angazhimin e tyre për të nxitur iniciativa që forcojnë ekonominë dhe krijojnë mundësi të reja punësimi.