Lista e plotë e fituesve në PriFest NULL NULL 29.08.2021 22:07 29.08.2021 22:07 Pri Film Fest Prishtina sonte e ka mbajtur natën finale, në të cilën janë dhënë çmimet për të gjitha kategoritë. Fitues i festivalit doli filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, ndërsa regjisorja më e mirë u shpall Luana Bajrami për filmin “Luaneshat e Kodrës”. Aktorët më të mirë u shpallën Alban Ukaj, Flaka Latifi, Era Balaj dhe Uratë Shabani, njofton Klankosova.tv. Këtu më poshtë keni listën e plotë të filmave fitues: Filmi më i mirë i shkurt – “Shakira”; Filmi i metrazhit të mesëm – “Jesus egon Christus”; Dokumentari mëi mirë – “The End of the Kings”; Çmimi i medias 2021 – “Mehrunisa”; Çmimi më i mirë i filmit global – “Rival”; Federata e Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit – “Full Moon”; Kineastja më e mirë – Blerta Basholli; Aktori më i mirë – Alban Ukaj; Aktorja më e mirë – Flaka Latifi, Era Balaj dhe Uratë Shabani; Regjisorja më e mirë – Luana Bajrami; Filmi më i mirë – “Zgjoi”.