Lisa Kudrow iu përgjigjet kritikave për kastin krejt të bardhë të “Friends” NULL NULL 18.05.2020 14:17 18.05.2020 14:17 Njëra prej gjashtë yjeve të serisë komike “Friends”, Lisa Kudrow, i ka adresuar kritikat se pse kasti kryesor i aktorëve përbëhet krejtësisht nga njerëz të bardhë. Seria që kishte luajtur për dhjetë vjet nga 1994 e deri më 2004, vazhdon të jetë e popullarizuar edhe mes gjeneratave pasuese, mirëpo së fundi është kritikuar për mungesën e diversitetit si dhe për shakatë raciste, seksiste dhe transfobike. “Oh, do të ishte krejtësisht ndryshe”, ka thënë Kudrow për The Sunday Times e pyetur se si do të ishte shou po të xhirohej në kohërat e sotme. “Paj, nuk do të ishte një kast me njerëz krejtësisht të bardhë, kjo është sigurt. Nuk jam e sigurt për çka tjetër, por për mua, duhet shikuar si kapsulë kohore, dhe jo për gjërat që i kanë bërë gabim”.