Lirohet nga spitali polici i plagosur dje në veri NULL NULL 25.09.2023 11:41 25.09.2023 11:41 Zyrtari policor Alban Rashiti, i cili u plagos dje nga grupet kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit, është liruar nga Qendra Klinike Universitare, ku ishte duke u trajtuar. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci. Kolgeci theksoi se ai është liruar për shkak se gjendja e tij është stabile. Përndryshe, dje u vra një polic i Kosovës, derisa u lënduan tre të tjerë.