Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lirohet nga paraburgimi Liridon Rexhepi, ishte arrestuar në Turqi nën dyshimet për lidhje me Mossadin

NULL NULL
24.02.2026 15:45
Foto: Arkiv

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar nga paraburgimi Liridon Rexhepi, i cili ishte arrestuar në Turqi në shtator të 2024-ës nën dyshimin për bashkëpunim me Mossadin – shërbimi sekret i Izraelit.

Koci përmes një njoftimi në Facebook theksoi se vendimi për heqjen e paraburgimit jep indikacion serioz se i akuzuari do të lirohet.

“Sipas pretendimeve, ai dyshohej për rol financiar në një strukturë të supozuar të lidhur me këtë shërbim, madje në disa raportime u përmend edhe si person me pozitë të lartë në atë hierarki të pretenduar. Tani, ai është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit.

Në raste të akuzave për spiunazh, që janë ndër më të rëndat për sigurinë shtetërore, vendimi për heqjen e paraburgimit jep indikacion serioz se i akuzuari do të lirohet”, tha më tej Koci, transmeton Klankosova.tv.

Arrestohet në Stamboll kosovari i dyshuar për lidhje me Mossadin, thuhet se kreu transfere edhe nga Kosova

 

 

 

 

 

 

lajme të ngjashme