Lirohet nga Klinika Infektive 77-vjeçari nga Stublla e Vitisë, rasti i parë me koronavirus në Kosovë NULL NULL 08.04.2020 18:48 08.04.2020 18:48 Është liruar nga Klinika Infektive 77-vjeçari nga fshati Stubëll i Vitisë, i cili ishte rasti i parë i prekur nga koronavirusi në Kosovë. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar nipi Nikollë Martini. Lirimi i tij është paralajmëruar sot gjatë ditës në një konferencë për media të mbajtur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive Lendita Ajazaj, dhe infektologu Salih Ahmeti. Rasti 0, e ka tejkaluar virusin para disa ditësh, mirëpo ishte mbajtur edhe për disa ditë në Klinikën Infektive për ta përcjellur gjendjen. Lajm i mirë: Pacienti i parë me koronavirus sot lirohet në shtëpi (VIDEO)