Lajm i mirë: Pacienti i parë me koronavirus sot lirohet në shtëpi (VIDEO) NULL NULL 08.04.2020 11:32 08.04.2020 11:32 Ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Klinikës Infektive dr. Lindita Ajazaj- Berisha ka njoftuar për gjendjen e pacientëve me koronavirus që po trajtohen në këtë klinikë. “Sot në Klinikën Infektive për momentin kemi 49 pacientë të spitalizuar dhe janë me Covid-19 pozitiv – prej tyre 40 janë në gjendje stabile, shtatë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe dy raste në ventilim mekanik”. “Ashtu siç jeni të informuar edhe zyrtarisht dje rreth orës 19:40 ka përfunduar me vdekje edhe një pacient 56 vjeçar nga Prishtina i cili përveç infeksionit me Covid-19 ka qenë edhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese duke e çuar në katër numrin e vdekjeve në Klinikën Infektive”. Infektologu prof. Sali Ahmeti ka dhënë një lajm të mirë, pasi ka njoftuar se pacienti zero – 77 vjeçari nga Stublla – do të lirohet sot në shtëpi i shëruar dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore. “Ne e kemi pasë mbrëmë një rast të vdekjes duke e çuar në katër numrin e vdekjeve në Klinikën Infektive nga koronavirusi”. “Krahas lajmeve të dhimbshme, ne kemi edhe lajme të mira. Një lajm i mirë dhe i veçantë për Klinikën Infektive është që sot e lirojmë edhe rastin zero, apo rastin e parë të spitalizuar, që është një pacient 77 vjeçar i cili ka pasë sëmundje kronike të mëhershme që kanë qenë të trajtuara nga mjekët italianë ku ka qëndruar pacienti”. “Krahas kësaj ka pasë infeksion shumë të rëndë me koronavirusin. Përkundër kësaj, falë një angazhimi vetëmohues dhe shumë profesional të stafit të Klinikës Infektive pacienti ka arritur që të mbijetojë dhe ai sot në gjendje shëndetësore shumë të mirë kthehet te familjarët e tij”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.