Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lirohen dy politikanët serbë që prishën qetësinë gjatë vizitës së Kurtit në veri

NULL NULL
10.09.2024 18:10
Lirohen dy politikanët serbë që prishen qetësinë gjatë vizitës së Kurtit në veri

Janë liruar dy politikanët serbë që prishën qetësinë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në veri.

Lajmin e konfirmoi për Klankosova.tv Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut.

“Janë gjobitur sipas ligjit për rend dhe qetësi publike”, tha Elshani.

Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, bashkë edhe me një tjetër, Ivan Orloviq, ishin arrestuar në praninë e kryeministrit Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Kurti dhe Sveçla, bashkë shkuan për ta vënë gurthemelin e stacionit të ri policor në Leshak./ Klankosova.tv

Policia konfirmon arrestimin e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq

lajme të ngjashme