Liria prezanton “bombën” e merkatos së janarit, Solomon zyrtarizohet në Prizren NULL NULL 05.01.2026 16:22 05.01.2026 16:22 KF Liria ka goditur fuqishëm në merkaton e janarit, duke zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Theophilus Solomon. Klubi prizrenas prezanton kështu “bombën” e merkatos, me synim forcimin e repartit ofensiv për pjesën e mbetur të sezonit. Solomon vjen te Liria pas paraqitjeve mjaft të mira me Vushtrrinë, ku ishte lider i repartit të sulmit. Aktualisht, ai mban epitetin e golashënuesit më të mirë në Ligën e Parë, me gjithsej 11 gola të realizuara./Klankosova.tv