Linjat që mund t’i ndiqni tek zbukuroni shtëpinë tuaj NULL NULL 11.12.2015 18:12 11.12.2015 18:12 Është koha kur shtëpitë tona dhe çdo gjë përreth nesh është festive si kurrë më parë! Të gjithë kemi qenë në mëdyshje para rafteve mbushur plot se si do të dukej shtëpia jonë me ato zbukurime. A shkojnë ato topat me ato lulet, duhet t’i përziej ngjyrat, apo të mbaj një linjë. Nëse jeni ende në dilemë se si do e dekoroni shtëpinë tuaj, Living do të ju frymëzoje me trendet më të fundit të arredimeve, gjithnjë bëhet fjalë pikërisht për periudhën e fundvitit. Dekori Metalik Metaliket janë shumë të modës tani : ari i bukur, bakri, argjendi do të shkëlqejnë shtëpinë tuaj si asnjëherë më parë. Dekori Rustik Jeni duke kërkuar për ide të thjeshta dekorimi pa e ngarkuar shumë shtëpinë tuaj? Një prekje rustike do të ishte perfekte për shtëpinë tuaj. Living ka postuar dhe më parë ide dekorimi pikërisht në këtë stil. Dekor tradicional Kjo është një festë tradicionale kështu që ky trend nuk do të jetë kurrë jashtë mode. Kjo përfshin gjithçka të kuqe e të gjelbër. Krishtlindje të ngrira Nëse pëlqeni akullin, të ftohtin dhe fëmijët tuaj së fundmi filmin vizatimor “Frozen” të gjitha gjërat mund t’i blini blu dhe të bardhë. Nëse ju jeni nostalgjik për një Krishtlindje të bardhë, atëherë këto ide dekori janë për ju.