Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Limaj: Kurti i dha Serbisë hise në Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 02.09.2022 20:29

Adresimi 30 minutësh i kreut të Nismës Socialdemokrate, të premten, iu drejtua ekskluzivisht ekzekutivit dhe drejtuesit të tij, kryeministrit Albin Kurti.

Për të Fatmir Limaj pati kritika për mënyrën e nisjes së zbatimit të marrëveshjes me Serbinë për letërnjoftimet.

“Pranimi i heshtur i dokumenteve ilegale të lëshuara nga administrata serbe për qytetarët e Kosovës nënkupton sovranitet të dyfishtë. Kjo nënkupton që Qeveria Kurti e ka bërë hisenik Serbinë në shtetin e Kosovës”.

Vargun e kritikave ndaj kryeqeveritarit ai e vazhdoi në përkrahje të grevistëve të cilëve qeveria s’ua qiti rrogat.

“Si asnjëherë më parë, e pashembullt në historinë e re të Republikës së Kosovës, në mënyrë të çuditshme ndëshkohen punëtorët e Kosovës, u bëhet presion administratave komunale të çojnë listat e atyre të cilët nuk e dëgjojnë vullnetin e liderit suprem”.

Kreu i Nismës, më shumë se një herë, Kurtit iu referua si “lideri suprem”. Limaj e luti opozitën që temën e grevës, bashkë me atë të dialogut, ta ngrisë për diskutim në Kuvend.

lajme të ngjashme