Provimi i semimaturantëve: ‘Kopjacët’ shpërndajnë në grupe edhe testin e Arritshmërisë NULL NULL 26.06.2026 12:24 26.06.2026 12:24 Testi i Arritshmërisë është zhvilluar sot në Kosovë, ku nxënësit semimaturantë nga i gjithë vendi matën njohuritë e tyre. Vetëm pak minuta pasi filloi testi, pyetjet kanë nisur të qarkullojnë në grupet e krijuara në rrjetet e ndryshme sociale të komunikimit, transmeton klankosova.tv. Në grupet e krijuara në Viber, nxënësit kanë gjetur forma të ndryshme të organizimit të shpërndarjes së testit varësisht grupit që i takon ai duke krijuar ‘chat room’ të ndryshme. Përndryshe, sot në këtë test po marrin pjesë rreth 23 mijë semimaturantë. Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri ka dhënë detaje të tjera në lidhjen direkte të lajmeve. Ndiqni videon në vazhdim: