Lille mund Sturmin edhe pa Zhegrovën NULL NULL 11.12.2024 20:41 11.12.2024 20:41 Foto nga arkivi Lille ka realizuar fitore ndaj Sturm Grazit në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve. Ndonëse u mungoi ylli kosovar, Edon Zhegrova, francezët arritën t’i mbajnë tri pikë në shtëpi. Ata ishin duke fituar 2:0 përmes golave të Osame Sahraouit dhe Mitchel Bakkerit në minutat 37’ dhe 45+2’. Mirëpo, austriakët u kthyen në lojë përmes Otar Kiteishvilit që shënoi në minutën 45+4’, dhe Mika Bierethit në të 47-tën. Në minutën e 81-të, Lille arriti të kthejë njëherë mirë epërisnë përmes Hakon Arnar Haraldssonit. Ata tani gjenden në pozitën e gjashtë me 13 pikë, teksa klubi nga Grazi në të 29-tin me vetëm tre sosh.