Ligji i ri i trafikut: Për një muaj policia shqiptoi mbi 36 mijë gjoba NULL NULL 15.05.2024 09:42 15.05.2024 09:42 Gjobat trafik, fotoilustrim 36 mijë e 427. Kaq është numri i gjoba të shqiptuara në trafik bazuar me Ligjin e ri, nga data 3 prill kur edhe ka hyrë në fuqi, e deri më 3 maj. Policia ka bërë të ditur edhe cilat janë dënimet që janë dhënë më së shpeshti për shkelësit e rregullave në trafik. 27 mijë e tre gjoba janë regjistruar për tejkalim të shpejtësisë; 4 mijë e 548 gjoba për rrip të sigurisë; 2 mijë e 659 gjoba për përdorim të telefonit etj. “Me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së trafikut, Policia e Kosovës gjatë muajit të parë të implementimit të ligjit të ri të trafikut ka ndërmarrë fushata për vetëdijesimin dhe sensibilizimit e qytetarëve në respektim të rregullave dhe kontributit të përbashkët për parandalimin e aksidenteve në trafik. Policia e Kosovës, APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut sepse vetëm bashkërisht mund të kontribuojmë në sigurinë rrugore duke shpëtuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv