“Light” prangos hajnin në Durrës, vidhte kabllot e ndriçimit të rrugëve (VIDEO) NULL NULL 02.08.2025 10:55 02.08.2025 10:55 Policia në Durrrës ka arrestuar një 35-vjeçar nën dyshimet se i njëjti ka vjedhur kabllo eelektrike të ndriçimit të rrugëve në këtë qytet. Arrestimi i shtetasit me inicialet A.V u bë në kuadër të operacionin policor të koduar “Light”, transmeton Klankosova.tv. “Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës”. “Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas”. “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton Policia e Shtetit, transmeton Klankosova.tv.