Liga Unike: “Xhebrailat” reagojnë për rritjen e çmimit të biletave NULL NULL 15.04.2022 00:51 15.04.2022 00:51 Foto ilustruese, topi i basketit “Xhebrailat” tifozët e klubit basketbollistik “Ylli” nga Suhareka kanë reaguar ndaj rritjes së çmimit të biletave në kuadër të Final Four të Ligës Unike. Në reagimin e kësaj tifozërie thuhet se nuk janë aspak dakord që çmimi i një bilete të jetë 5 euro, kjo për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Sipas tyre kjo ligë është krijuar për t’i bashkuar dy shtete në një të vetëm pra Kosovën dhe Shqipërinë. “Xhebrailat nuk janë aspak dakord për çmimin e biletave në kuadër të Final 4 Ligës Unike. Liga UNIKE në parim kishte që t’i bashkoj dy shtetet në një të vetëm, e jo që të pasurohej ndonjëri. Bileta e cila ka çmimin 5 euro, për realitetin e Kosovës në këto kohëra janë shumë dhe nuk i shërbejnë sportit e aq më tepër tifozërive përkatëse. Kërkojmë që nga Federata dhe klubi organizator të reflektojnë ose për ndryshe ne si tifozëri do e bojkotojmë këtë GARË”.