Liga Unike: Rahoveci mposht Goga Basketin, rrëmben vendin e tretë NULL NULL 14.04.2021 17:54 14.04.2021 17:54 Nga ora 16:00 është zhvilluar ndeshja basketbollistike në kuadër të Ligës Unike në mes të Rahovecit dhe Goga Basketit. Ekipi nga Rahoveci arriti të fitojë me rezultat 81:74 duke marrë vendin e tretë. Çereku i parë i takimit ka përfunduar 25:21 në favor të kosovarëve, ndërkaq çerekun e dytë arriti ta fitojë klubi nga Shqipëria me rezultat 16:19. Pjesa e parë u mbyll me vetëm një pikë epërsi ndaj “vreshtarëve” 41:40. Donimimi i ekipit nga Kosova vazhdoi edhe në çerekun e tretë duke fituar me rezultat 22:17. Edhe çereku i fundit u fitua nga Rahoveci me rezultat 18:17. Nga ora 19:00 pritet të zhvillohet finalja e Ligës Unike në mes të Pejës dhe Yllit. Kjo ligë transmetohet drejtpërdrejt në Art Motion.