Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIGA UNIKE, Prishtina luan në Tiranë e Ylli në Shkodër

NULL NULL
11.02.2025 16:05

Liga Unike vazhdon me përballjet e radhës basketbollistike.

Skuadra e Golden Eagle Yllit, ka udhëtuar për në Shkodër, ku do të ndeshet me Vllazninë vendase, njofton Klankosova.tv.

Kjo ndeshje fillon në orën 18:00.

Në të njejtin termin luhet edhe ndeshja tjetër, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Tiranës.

Për shkak se palestrat në Kosovë ishin të impenjuara në Zgjedhjet e së dielës, atëherë “Plisat” vendosën ta zhvillojnë këtë përballje në kryeqendrën e Shqipërisë, kurse kur vjen radha e ballafaqimit tjetër, atëherë tiranasit luajnë si vendas në Prishtinë.

Ylli e ka fituar edicionin e parë të Ligës Unike, kur ky kompeticion nisi garat (2020/2021), kurse e humbi finalen e vitit të kaluar nga Trepça për vetëm një pikë (67-66).

lajme të ngjashme