Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liga Unike: Peja fiton dramën ndaj Prizrenit, siguron finalen

NULL NULL
21.04.2022 00:41

Ndeshja e dytë e “Final Four” të Ligës Unike në basketboll, i ka takuar skuadrës së Pejës, e cila në momentet e fundit të ndeshjes, arriti që ta rrëmbej fitoren ndaj Prizrenit 16, duke e mbyllur takimin me rezultat 98-94.

Prizrenasit ishin afër triumfit, por disa gabime sidomos në fazën e sulmit në fund të duelit, i mundësuan vendasve që ta përmbysin rezultatin, për ta siguruar finalen e dytë radhazi në këtë kompeticion, ku do të ndeshet me kampionët në fuqi, Golden Eagle Ylli.

Në fakt dy finalistët e këtij edicioni, u përballën edhe sezonin e kaluar në finale, e që në fund titulli i takoi ekipit nga Suhareka.

Ndërkohë për vendin e tretë, nesër me fillim në orën 17:00 takohen Prizreni 16 dhe Teuta nga Durrësi, kurse finalja zhvillohet nga ora 20:30.

Të gjitha ndeshjet e Ligës Unike, transmetohen drejtpërdrejt në platformën numër një në vend, Art Motion, në kanalin Art Sport 1.

lajme të ngjashme