Lidhja e Shkrimtarëve me takim letrar në ditën e poezisë NULL NULL 21.03.2025 08:43 21.03.2025 08:43 SONY DSC Në ditën botërore të poezisë, sot nga ora 12:00, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizon një takim letrar, ku do të lexojnë anëtarët e rregullt të LSHK-së dhe anëtarët e rinj që porsa janë pranuar në asociacionin më të madh të Republikës së Kosovës. Ka vite që kjo datë shënohet nga penat e letërsisë dhe të artit të krijuesve të botës, ndërsa edhe LSHK-ja ka mbledhur anëtarët e saj për t’u paraqitur me poezitë e tyre më të reja, transmeton Klankosova.tv. Në këtë takim letrar marrin pjesë anëtarët që kanë kryer detyrimet sipas statutit të këtij asociacioni, që ka zgjeruar veprimtarinë e tij dhe bashkëpunimin dhe me shumë qendra të botës, me figura të njohura të letërsisë e të kulturës. Kjo ditë shënohet nga viti 1999.