Liderët duan drejtësi për Mejën (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 27.04.2023 20:16 nga Qendresa Sinani 27.04.2023 20:16 Bashkë me familjarët në varrezat e Mejës në Gjakovë, erdhën edhe mijëra të tjerë. E kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, vendosën t’i takojnë një-nga-një familjarët. Qëndrimi gati një orësh i këtyre të dyve përfundoi me një thirrje për drejtësi dhe efikasitet të sistemit të drejtësisë, në të cilin u tha se kohëve të fundit janë bërë disa hapa para, njofton Klan Kosova. I pari i Parlamentit, derisa kujtoj aktin siç tha më të madh gjenocidal në Kosovë, kërkoi nga ndërkombëtarët të veprojnë sa janë ende gjallë dëshmitarët. Homazhe tek varrezat e Mejës kryen edhe dy krerët e partive opozitare, Memli Krasniqi i PDK-së e Ramush Haradinaj nga AAK. Në mesin e 376 martirëve të vrarë ka ende persona të pagjetur, eshtrat e të cilëve nuk i janë kthyer tash e asaj dite familjarëve. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS