Libri kthehet në bibliotekë me 30 vjet vonesë NULL NULL 14.11.2023 18:59 14.11.2023 18:59 Një libër për fëmijë u kthye në një bibliotekë në Misuri të ShBA-së më shumë se 30 vjet pas datës së tij të caktuar. Biblioteka e qytetit të St. Charles tha se libri But Not the Hippopotamus nga Sandra Boynton, u kthye së fundmi në Degën WingHaven. Libri duhej të kthehej në gusht të vitit 1993, thanë nga biblioteka. “Nuk është kurrë vonë për t’u kthyer në bibliotekë, veçanërisht tani që nuk kemi dënime për vonesa”, tha biblioteka në një postim në Facebook. “Ne ishim të lumtur që e pamë përsëri, por edhe më të lumtur që mirëpritëm klientin në bibliotekë”.