Libri i bibliotekës mori një ‘udhëtim të gjatë e të çuditshëm’ për 37 vjet (FOTO) NULL NULL 19.03.2024 23:04 19.03.2024 23:04 Libri i rikthyer në Bibliotekë pas 37 vjetësh Një libër mbi psikedelikët u kthye në një bibliotekë të Kolorados pas një “udhëtimi të gjatë dhe të çuditshëm” për rreth 37 vjet. Distrikti i Bibliotekës High Plains në kontenë Weld tha se libri, Psychedelics, nga Bernard Aaronson dhe Humphry Osmond, u kthye së fundmi në Bibliotekë dhe Qendrën Kulturore Riverside. Libri, i cili duhej të kthehej më 30 maj 1987, u shoqërua me një shënim ku thuhej: “Më falni për vonesën! Ishte një udhëtim i gjatë dhe i çuditshëm”. “Larg nga ne të sugjerojmë se një libër mbi psikedelikët mund të ketë ndikuar në perceptimin e kohës së dikujt”, tha biblioteka me shaka në një postim në mediat sociale. View this post on Instagram A post shared by High Plains Library District (@myhpld)