Liam Neeson dashurohet me Pamela Anderson, nis romanca e re NULL NULL 30.07.2025 09:02 30.07.2025 09:02 Pamela Anderson dhe Liam Neeson janë në një lidhje. Aktorja 58-vjeçare dhe aktori 73-vjeçar, të cilët luajnë së bashku në filmin “The Naked Gun”, nisën një romancë gjatë xhirimeve të komedisë së tyre. “Është një romancë në fazat e hershme. Është e sinqertë dhe e qartë që ata janë të dashuruar me njëri-tjetrin”, tha një burim për revistën People, transmeton Klankosova.tv. Në “The Naked Gun”, Liam luan rolin e Toger Frank Drebin Jr., djalit të Frank Drebin të Leslie Nielsen nga filmat origjinalë “The Naked Gun”, ndërsa Pamela luan rolin e të dashurës së tij, Beth. Filmi del në kinema të premten, më 1 gusht.