Leo me arsyetim ndaj Gjestit, thotë se e ka mikun më të mirë nga BBVK3 (VIDEO) NULL NULL 15.02.2025 21:13 15.02.2025 21:13 Leo dhe Lela në Prive Klan Kosova, pos që folën për lidhjen dhe dashurinë e tyre që po rritet, ata folën pakëz edhe për ish-banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova 3. Lela tregoi se kontaktet më së shumti i ka me Anisën me të cilën tha se kalon kohë më shumë, por shtoi se tani i ka rralluar, pasi po qëndron më shumë me Leon. E Prive Klan Kosova nuk u ndalë vetëm këtu, ishin disa pyetje edhe për Leon, të cilën e pyetën për një nominim që kishte bërë brenda shtëpisë më të madhe në vend, e që kishte marrë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve. Bëhet fjalë për nominimin mes Drilonit dhe Gjestit, Leo për këtë tha: “Ka qenë nominim kokë më kokë, dy lojtarë të fortë”. Leo nuk u ndalë me kaq, ai foli për banorët e tij me të cilët ka shoqëri, e veçoi Kevinin, Xuxin dhe disa të tjerë të cilët nuk i përmendi të gjithë. Leo për Gjestin tha se e ka mikun më të mirë nga Big Brother VIP Kosova 3. /Klankosova.tv