Lëngu i shëndetshëm që largon kilogramët e tepërt NULL NULL 07.05.2018 09:00 07.05.2018 09:00 Kolesteroli mund të definohet si nivel i yndyrës në trup dhe është i pranishëm në çdo qelizë të gjallë. Megjithatë, duhet të dini të dalloni kolesterolin e mirë nga kolesteroli i keq që niveli i ngritur i këtij të fundit në gjak shkakton sëmundje të ndryshme të zemrës dhe enëve të gjakut. Por mos u bëni merak. Nëse zgjedhni ushqimet e duhura, ju nuk do të keni probleme me nivelin e kolesterolit, transmeton Klan Kosova. Grejpfruti është një “fitues” absolut kur është fjala për të luftuar kolesterolin e keq, sepse përpos nivelit të lartë të vitaminës C, ky frut përmban pektinë që e shpërbën kolesterolin dhe mbron enët e gjakut nga bllokimi. Menjëherë pas grejpfrutit, vjen selino. Dy kërcej selino në ditë janë të mjaftueshme për të ulur nivelin e kolesterolit për pesë herë. Roli më i rëndësishëm i selinos është rritja e sekretimit të acidit biliar që shkrin yndyrën e keqe. Prandaj, më poshtë gjeni një lëng me përbërës natyral, që është jashtëzakonisht efektiv për rregullimin e nivelit të kolesterolit dhe largimin e kilogramëve të tepërt. Ky lëng që përpos që mund ta bëni vetë në shtëpi, është edhe shumë i shëndetshëm. Përbërësit: 1 grejpfrut 2 kërcej selino Pak majdanoz ¼ e limonit 3 rrota xhenxhefil Si ta përgatisni dhe konsumoni këtë lëng? Vendosni të gjithë përbërësit në blender(mikser elektrik) dhe përzieni mirë derisa të krijohet një lëng goxha i trashë. Konsumoni një gotë nga ky lëng i freskët në ditë, në mënyrë që ta rregulloni nivelin e kolesterolit në trup. Këshillë: Ky lëng preferohet të konsumohet para drekës pasi kjo është koha më e mirë për të absorbuar të gjithë përbërësit e lëngut dhe për të aktivizuar veprimin e tyre.