Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lëndohet Sandro Tonali, Italia në “ankth”

NULL NULL
19.03.2026 09:08

Mesfushori i Sandro Tonali ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve mes Barcelona dhe Newcastle United, duke ngritur shqetësime serioze.

Sipas raportimeve të mediave britanike dhe burimeve si ESPN, Tonali u detyrua të largohej nga fusha pasi ndjeu dhimbje në kofshën e majtë gjatë një aksioni mbrojtës. Ai u lëndua teksa po ndiqte një kundërshtar dhe më pas kërkoi zëvendësim, duke mos mundur ta vazhdojë ndeshjen.

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, konfirmoi pas takimit se gjendja e italianit është shqetësuese, duke theksuar se ai ka probleme në zonën e ijës dhe kofshës. Largimi i tij u ndje menjëherë në lojën e skuadrës angleze, që humbi kontrollin në mesfushë në pjesën e dytë.

Nga ana tjetër mediet italiane theksojnë se ky lëndim vjen në moment shumë të papërshtatshëm, pasi Tonali është një nga lojtarët kyç të Italisë në ndeshjet e “play-off”-it për Kupën e Botës, që zhvillohen brenda pak ditësh./Klankosova.tv

lajme të ngjashme