Lëndohet një person në aksidentin mes veturës e motoçikletës në Prishtinë NULL NULL 29.08.2025 18:05 29.08.2025 18:05 Foto Ilustruese Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana për Klankosova.tv. Ai u shpreh se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në kryeqytet. /Klankosova.tv