Lëndohen dy punëtorë të KEK-ut, mbi ta bie peshë e rëndë NULL NULL 14.12.2020 20:40 14.12.2020 20:40 Dy punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës janë lënduar sot në vendin e tyre të punës. Ata siç mëson KlanKosova.tv janë dërguar për trajtim në QKUK dhe aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Burime brenda QKUK-së kanë thënë se nga informacionet merret vesh që mbi këta punëtorë ka rënë një peshë e rëndë dhe që lëndimet kryesore i kanë në pjesën e kokës.