Lëndimi i Yamal shkakton përçarje në mes Barcelonës dhe Kombëtares Spanjolle NULL NULL 15.09.2025 17:59 15.09.2025 17:59 Marrëdhëniet ndërmjet Barcelonës dhe Federatës Spanjolle janë përkeqësuar, pasi Yamal nuk luajti në fundjavë ndaj Valencias shkaku i lëndimit të pësuar me kombëtaren Spanjolle. Po ashtu, Yamal mbetet në dyshime për paraqitjen e tij ndaj Newcastle, në ndeshjen e parë të Championsit. Hansi Flick ishte kritik ndaj selektorit Spanjoll, Luis de la Fuente, i cili e mbante në lojë Yamalin e lënduar, pavarësishtë epërisve të larta ndaj Bullgarisë e Turqisë. Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, ka kërkuar protokolle më të qarta në mes klubeve dhe federatave, duke vënë në dukje ngarkesën e madhe të punës për talentët e rinj.