Lëkura juaj ka nevojë për lëng ananasi NULL NULL 08.04.2019 19:30 08.04.2019 19:30 Lëngu i ananasit është një nga lëngjet e frutave, që përmban më shumë minerale dhe vitamina. Është i pasur me vitaminë C, vitamina B6, tiamina, niacina dhe riboflavina etj. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, lëngu i ananasit ka efekte të shkëlqyera në lëkurën tuaj, transmeton Klan Kosova. Kjo vitaminë është e nevojshme për të bërë kolagjenin, proteinën lidhëse që mban qelizat e lëkurës së bashku dhe ndihmon në ruajtjen e qëndrueshmërisë së saj. Ky frutë i ëmbël tropikal gjithashtu përmban vitaminë A, e cila ka aftësinë për të ndihmuar në reduktimin e inflamacionit, dhe ka veti natyrale antifungale dhe antibakteriale. Përfitimet për lëkurën: Përbërësit anti-plakje ngadalësojnë këtë proces Ulja e inflamacionit Redukton dëmtimin nga rrezet e diellit Përbërës natyral anti-bakteriale dhe anti-fungale Më poshtë do të japim 3 receta me bazë ananasi që për të pasur një lëkurë sa më të shëndetshme e të shkëlqyeshme 1. Ananas, limon dhe xhinxher 1 ananas Pak xhenxhefil të grirë 3 limonë të shtrydhur Udhëzime: Vendosini të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave dhe lëngun e përftuar pieni përgjatë ditës. 2. Ananas, kastravec dhe lëng molle: 1/2 ananasi 1 mollë 1 kastravec Përgatitja është gjithashtu si pija e mësipërme. Mjafton të shtrydhni të gjithë përbërësit dhe lëngu është gati për t’u konsumuar. 3. Ananas, panxhar, kastravec dhe majdanoz përbërësit: 2 panxhar 2 kastravec 1 ananas Disa degë majdanozi: Përgatitja dhe konsumi i njëjtë!