Lëkundet shtëpia në Rashan të Mitrovicës, largohen 11 banorë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 26.01.2023 20:22 nga Flamur Gajtani 26.01.2023 20:22 Nga rrëshqitja e parë e dhuet që ndodhi të premten e kaluar nisi çarja e shtëpisë. E deri këtë të enjte, pati edhe disa shembje të tjera që Mehmet Smakollit, nga Rashani i Mitrovicës e lanë pa strehë mbi kokë. Veç familjes 11 anëtarëshe që e evakuuan në Vushtrri, ai e ka hallin edhe të bagëtisë. Në rrezik është edhe shtëpia tjetër, në të cilën po ashtu nuk po guxojnë të qëndrojnë. Komuna ka ndihmuar këtë famlje me ushqim, batanije e pagesën e qirasë kua aktualisht po qëndrojnë, derisa zgjidhja e përhershme është në dorën e pushtetit qendror. Kryefamiljari nuk mban mend të ketë pasur ndonjëherë shembje të tilla dheu në pronën e tij.