Lekaj, ministres Tahiri: Po e dhunon Kuvendin NULL NULL 09.02.2017 16:51 09.02.2017 16:51 Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka thënë ministres për Dialog, Edita Tahiri, se ajo po e dhunon Kuvendin e Kosovës duke e keqpërdorur foltoren për të thënë të pavërteta, njofton Klan Kosova. “Nuk është në edukatën time të flas kështu, por zonja ministre e ke dhunuar kuvendin me fjalorin që ‘Kosova është bërë si SHBA-ja’, kur qytetarët e dinë gjendjen”. “Por, qytetarët e Kosovës do t’ua tregojnë vendin”, ka përfunduar Lekaj. klankosova.tv