Lekaj i bindur që VV-ja në zgjedhjet e dhjetorit nuk i merr as 40% (VIDEO) NULL NULL 08.12.2025 19:03 08.12.2025 19:03 Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor. Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk i merr as 40 për qind të votave. “Qytetari ka me vendosë më 28 dhjetor që me ia tregu vendin. Të jeni të bindur që as 40 për qind. Jemi gjallë e shëndosh, prapë do të vijë”, tha ai. Lekaj gjithashtu u shpreh se Albin Kurti do të bindet se ka krijuar strategji të gabuar, që siç u shpreh ai, ka menduar që mashtrohen qytetarët. “Unë mendoj që më 28 dhjetor, Kurti do të bindet që ka krijuar një strategji të gabuar, që ka menduar që i mashtron lehtë qytetarët. Qytetari jonë nuk mashtrohet”, u shpreh ai./Klankosova.tv