Leipzig pranon ofertën e Newcastle për Seskon NULL NULL 05.08.2025 12:53 05.08.2025 12:53 RB Leipzig ka pranuar ofertën prej 90 milionë eurosh nga Newcastle United për sulmuesin slloven, Benjamin Sesko. Marrëveshja pritet të mbyllet në ditët në vijim, pasi të dy klubet kanë arritur konsensus mbi shumën dhe strukturën e pagesës. Oferta përfshin 80 milionë euro pagesë fikse dhe 10 milionë euro bonuse të lidhura me performancën. Sipas gazetarit të njohur, Sacha Tavolieri, marrëveshja është drejt finalizimit dhe Newcastle ka kaluar çdo konkurrencë në garën për lojtarin 21-vjeçar.