Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Legjenda spanjolle mund të bëhet trajner i Leverkusenit

NULL NULL
03.09.2025 08:38
Fansa të Bayer 04 Leverkusen. Foto: AP

Bayer Leverkusen po e konsideron Raul Gonzalez Blanco për të zëvendësuar Erik ten Hagun, i cili u shkarkua pas një fillimi të vështirë të sezonit.

Ideja është e ngjashme me atë të Xabi Alonsos: të besosh te një trajner i ri spanjoll pa eksperiencë në një skuadër që luan në elitë.

Përpos momenteve më të mira në karrierë si futbollist i Real Madridit, Raul ka luajtur në Bundesliga me Schalke 04 (2012–2014) dhe deri kohët e fundit drejtonte Real Madrid Castilla.

Kandidatë të tjerë për trajner janë edhe Edin Terzic dhe Marco Rose. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme