Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lecce e Ylber Ramadanit mposhtet nga Udinese

NULL NULL
05.10.2024 18:24

Ka përfunduar 1-0 dueli ndërmjet Udineses dhe Lecces.

Jordan Zemura e vendosi këtë përballje të vlefshme për xhiron e shtatë në Serie A, raporton Klankosova.tv.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, luajti 79 minuta në këtë takim.

Pas kësaj disfate, skuadra e lojtarit nga Shtimja ka zbritur në pozitën e 18-të me vetëm 5 pikë, zonë kjo e rënies nga liga.

Udinese në anën tjetër është duke kaluar një super kampionat, pasi me 13 pikë të grumbulluara, renditet e dyta, pas Napolit që ka 16, njofton Klankosova.tv.

Në ndeshjen e radhës, Lecce e pret Fiorentinën kurse Udinese luan në “San Siro” kundër Milanit.

lajme të ngjashme