Lebron James ndez rrjetin dhe alarmon të gjithë me paralajmërimin për “vendimin e dytë”! NULL NULL 07.10.2025 22:31 07.10.2025 22:31 LeBron James tronditi botën e basketbollit dje pasi paralajmëroi atë që e quajti “The Second Decision” (Vendimi i Dytë) , duke krijuar konfuzion por edhe kureshtje te fansat, tek të cilët dominonin dy spekulime: shpallja e pensionimit nga ‘mbreti’ James, apo ndonjë lëvizje surprizë dhe e ‘çmendur’! Por, në fund, gjithçka rezultoi të ishte plotësisht diçka tjetër. Bëhej fjalë për një ngacmim (tease), për një fushatë marketingu në bashkëpunim me markën e njohur Hennessy. Ylli 40-vjeçar i Los Angeles Lakers, publikoi një video enigmatike në rrjete sociale, me titullin “The Second Decision”, në ambientin identik sikurse ai i vitit 2010, kur Lebron James e bëri të ditur vendimin (decision) bombastik për kalimin e tij nga Cleveland Cavaliers te Miami Heat. Në klipin e publikuar të hënën në rrjetet e tij sociale, paralajmërohej një lajm i madh të martën në mesditë: “Vendimi i të gjitha vendimeve. Të martën më 7 tetor, në ora 12:00 në mesditë.”