Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leao zbulon se ishte afër kalimit te Interi

NULL NULL
23.09.2025 10:52

Ylli portugez i Milanit, Rafael Leao në një prononcim së fundmi ka treguar se ka qenë afër të transferohej te rivali i “Rosonerëve”, Interi.

Sulmuesi i Milanit, gjatë një interviste për podcastin “Say Less”, rrëfeu një detaj nga merkatoja lidhur me ardhjen e tij te kuqezinjtë.

“Po përgatitesha të shkoja te Interi. Drejtori sportiv i Lille më tha: Rafa, po të shesim te Interi, unë i thashë: jo, kam bërë një sezon shumë të mirë, dua të qëndroj edhe një sezon tjetër për t’u përmirësuar akoma më shumë,” deklaroi Leao.

Leao aktualisht po vuan nga një lëndim të cilin e pësoi ndaj Barit në Kupën e Italisë, teksa rikthimi i tij në fushë parashihet të ndodhë këtë fundjavë në super ndeshjen kundër Napolit./Klankosova.tv

lajme të ngjashme