Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leao negocion rinovimin e kontratës deri në vitin 2030

NULL NULL
04.03.2026 17:31

Milani është në negociata për të rinovuar kontratën me Rafa Leaon.

Ideja është që marrëveshja e lojtarit me klubin të vazhdohet deri më 2030, me një përshtatje logjike të një page që është tashmë më e larta në Milan dhe duhet të shërbejë për të dekurajuar ofertat e mundshme nga Premier League.

Palët ende nuk i kanë shtrënguar duart, por raportohet se gjërat po ecin mirë.

Sipas raportimeve, Leao është lojtari kryesor, andaj Milan po bën gjithçka për ta mbajtur, ndërsa tash edhe vetë portugezi  është gati të thotë po, dhe e tëra çfarë duhet të bëjnë palët është të flasin, të arrijnë një marrëveshje dhe t’i shtrëngojnë duart. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme